A është fitorja e Ermal Metës një lajm i madh?

14 Shkurt 2018, 15:35Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

Nuk më duket ndonjë lajm kushedi fitorja e Ermal Metës në Itali. Lajmi i vërtetë është fitorja e Eugent Bushpepës në Shqipëri. Pse e mendoj kështu?

Sepse, që një talent të fitojë në Itali (qoftë edhe emigrant), nuk eshtë më e vështirë sesa një talent të fitojë në Shqipëri.

Në Itali, talenti ia del në fund, pavarësisht vështirësive e pengesave. Shoqëria dhe kultura është e tillë aty.

Përkundrazi në Shqipëri, shoqëria noton mes delirit të injorancës, që i ngre piediestal mediokritetit, duke u bërë gardh për talentin e vërtetë.

Fakti që Eugent Bushpepa ia doli, është lajmi i vërtetë!

Është fitorja që duhet ta duartrokasim fort e këlthasim me gëzim! Talenti ia doli më në fund edhe në Shqipëri!

Kundër tallavasë! Injorancës! Komercializmit! Mediokritetit! Eugenti ia doli! Qoftë ogur i mirë!

6 komente në “A është fitorja e Ermal Metës një lajm i madh?”

  1. shushica says:

    Jane te dy lajme .Edhe ne Itali ka konkurence ,ka lobe te fuqishme ,ka personazhe qe diktojne .Ka edhe raste qe fitorja orientohet ,ashtu siç u orientua ne kete festival qe te fitonte Ron .Por televoto ishte nje fitore derrmuese e ciftit Meta ,Moro ,dy kantautore qe vijne nga nje eksperience e gjate dhe e veshtire .Kur mbi 54 perqind e televotos i shkoi Metes dhe Moros ishte e pamundur manovrimi .Nderkohe jam nje adhurues i Eugentit ,dhe uroj qe te fitoje eurofestivalin .Duke ndjekur konkurentet ,mendoj qe Eugenti te kendoje ne shqip ,ndoshta me ndonje koreografi me nje cift balerinesh te nivelit te Ambetes dhe Kadiut .Le te bejme nje investim ,edhe nga privatet ,me qellim qe te marrim eurofestivalin ne Tirane ,sepse vitet e fundit kjo ngjerje po merr publik .Jam i sigurte qe fitoret e artisteve shqiptare ,brenda dhe jashte vendit sjellin jo vetem me shume vleresim por edhe fitime per industrine e turizmit .

  2. Entela says:

    Koment me i qarte e fix nuk behet. Go Genti \m/

  3. Alby says:

    Sipas llogjike tende te” ndritur” i bie qe nuk eshte merita e Bushpepes por e “injorances”se e la zgjedhur ate.Llogjike prej kazani., poiché prej muti.. …

  4. albi says:

    kazan,llogjike idjote

  5. Qinasi says:

    C thua mo……. zeri si pizke ky kengetar.. trego sa leke ke marr per te shkruajtur keto vargje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje