20 vjet pa poetin e dashurisë, familjarët përkujtojnë Alqi Boshjakun duke dhuruar një stol dhe një pemë

16 Shkurt 2018, 19:52Kulturë TEMA
20 vjet pa poetin e dashurisë, familjarët përkujtojnë Alqi

Alqi Boshnjaku, njihet si poeti, që tingullit diti t’i japë kuptimin e vërtetë, poet që melodinë e bëri të flasë me gjithë forcën e saj, poeti që në këngën e tij teksti dhe muzika mëshirojnë njëra-tjetrën, në përsosmërinë e tyre, aq sa këta elementë s’mund t’i ndash kurrë nga njëri-tjetri.

I ndarë nga jeta 20 vjet më parë, familjarët e poetit të njohur që I thuri sa e sa vargje dashurisë  përmes teksteve të këngëve zgjodhën që ta përkujtojnë ndryshe atë, duke vendosur një stol në Parkun e Madh të Liqenit, një vend pikëtakimi i sa e sa çifteve të reja në kryeqytet.

Sigurisht nuk mund të mungonte edhe një pemë, simbol i jetës dhe i vazhdimësisë për brezat e ardhshëm. 

Alqi Boshnjaku është një autor këngësh shumë i njohur. Në fëmijëri ka qenë këngëtar në pallatin e pionerëve. Fillesat e tij si regjisor i ka me grupet amatore të shkollave të mesme “Qemal Stafa” dhe “Sami Frashëri”.

Ka qenë regjisor i Estradës së Ushtarit dhe ka marrë pjesë si as/regjisor në disa filma si: “Emblema e Dikurshme”, etj.

Ai ka qene gjithashtu edhe drejtues dhe inspirues i grupeve të para të muzikës moderne si: “Arting”, “Spirit Voice” etj. Alqi Boshnjaku u aksidentua në Durrës më 2 shtator 1998 dhe vdiq më 20 shtator 1998.

Disa nga tekstet e këngëve më të njohura të tij janë:

 Buzëqeshja Jote Jemi Ne – Anita Bitri & Gezim Çela

 Mashtrim Qe Nuk Vret – Rovena Stefa

 Fluturbardha Jone – Mimoza Dhamo, Irma Gurakuqi, Kastriot Ago & Bahri Rustja

 Po Te Presim – Gezim Cela & Robert Aliaj

 Le Ta Dine – Françesk Radi & Ermira Babaliu

 Rozeta – Viktor Tahiraj

 Miss Albania – Arting

 Keshtu E Ka Jeta – Alma Bektashi

 Adoleshenca – Lindita Matja

 Dua Te Shkoj Me Ate Qe Dua – Shirli Polena

 Herezia – Françesk Radi

 Jam Ne Moshe – Rezart Mustafai

 Tre Vëllezërit – Robert Aliaj, Francesk Radi & Gramoz Burba

 Ndonse Më Do Mua Me Të Tjerë Vallzon – Kastriot Ago

 Mbi Mesdhe – Spirit Voice

 Kam Frikë Nga Dashuria – Rovena Dilo

 Fuoristrada – Spirit Voice

 Ti Nuk Më Tradhëton – Aleksandër Gjoka & Alma Bektashi

 Horizont – Mira Konci

 Mos U Nxito, Mos U Gabo – Anita Bitri

 Te Sotmen Jeto – Mira Konçi

 Simfonia E Nenes – Sherif Merdani

 Emigranti – Irma Libohova

 Ike Me Dallendyshet – Manjola Nallbani

 San Valentino – Ledina Çelo

 Ne Sportistet (E Kuqja, E Kuqja Do Fitoje) – Nertila Koka

 Emocion – Aleksandër Gjoka

 Larg Urrejtjes – Elsa Lila

 Pesha E Fatit – Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani & Viktor Tahiraj

 Puthja E Pare – Morena Reka

Kenga E Marinarit – Ema Qazimi

 Fal – Ledina Çelo

 Si Banania – Dashnor Diko

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje