FOTOT: “The Sun” shkruan për koncertin e Rita Orës

18 Shkurt 2018, 09:50Lifestyle TEMA
FOTOT: “The Sun” shkruan për koncertin e Rita Orës

Pristigjozja britanike “The Sun” nuk ka lënë pa i kushtuar një artikull të gjatë këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora,  e cila mbrëmë performoi në Prishtinë.

Ardhja e Rita Orës në Kosovë dhe koncerti i mbajtur për nder të 10 vjetorit të shpalles së pavarësisë së Kosovës, ka bërë që “The Sun” ta japë një historik të shkurtër për jetën e këngëtares.

“Këngëtarja ishte ftuar të performojë në një koncert me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së shtetit ku ajo ka lindur.

Ajo bashkë me familjen e saj ishin detyruar ta largoheshin nga vendlidja për shkak të luftës, kur këngëtarja kishte më pak se një vjeçe.

Teksa fliste para koncertit, 27 vjeçarja tha se “ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur deri këtu dhe mendoj se vendi im sapo ka nisur një rrugë të mrekullueshme”.

Ylli i muzikës e cila u largua nga vendlindja në vitin 1991, mblodhi njerëzit në qendër të kryeqytetit, në Prishtinë ku edhe u mbajt koncerti”, shkruhet në artikull.

“The Sun” e përshkruar Ritën si shumë energjike në skenë.

“Në skenë ajo u tregua shumë energjike, duke kënduar hitet e saj, teksa të veshur kishte një kostum kuq e zi. Rita, e cila është në një lidhje me muzicientin Andrew Watt”, thuhet në artikull. (TemA)

 

2 komente në “FOTOT: “The Sun” shkruan për koncertin e Rita Orës”

  1. Abc says:

    E çfare lufte kishte ne Kosove ne vitin 1991?

  2. Baliu says:

    Shikuar me detalisht, nuk ishte qdo gje perfekt. Pikesepari ai brezi i zi ne mesin e kostumit te saj te kuq fillon, apo mbaron, aty ku s’duhet. Ky eshte thjesht nje ofendim. Mandej para daljes ne skene, ne ekran te tribines ishin shkruar tri shkronja te medha KKK, te cilat njihen si shkurtese e nje klani famkeq. Mandej Rita ka ardhe te performoj ne Kosove ne kembim te miliona dollarve, me siguri per menagjeret e saj, por keto jan gjera “anesore” per te cilat nuk duhet te flitet. Pra vlene ajo thenja e Nastradinit: Mos e shiko pazarllakun, por shikoje kallabllakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje