Partizani, Rama: Faktet po tregojnë që ne të mos ecim para, kjo është e qëllimshme!

19 Shkurt 2018, 20:42Sport TEMA

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka dalë në konferencën për shtyp pas humbjes së pësuar kundër Kukësit në “Selman Stermasi.

Rama ka akuzuar ashpër gjyqtarin e ndeshjes Kridens Meta për vendimet tendicioze që mori kundër të kuqve.

Ai shtoi se kjo gjë bëhët qëllimisht për të ndaluar ecurinë e Partizanit.

Dola unë sepse u mundova të dilja në një konferencë dhe thashë se ka një tentative për të fabrikuar rezultate kundër Partizanit. Sot ishte evidente, një gjykim skandaloz në disfavor të Partizanit.

Kur pashë Nexhipin këtu thashë që kanë marrë protagonistin Kridens Meta.

Për mua është e patolerueshme, djemtë kanë bërë ndeshje shembullore. Vinim me 5 mungesa, po i shohim si i japin ndeshje për ndeshje në disfavor.

Lojtarët zëvendësues treguan që janë në lartësinë e kampionatit. Milan Culum ishte ndër më të mirët dhe në mënyrë absurde merr dy të verdhë, ai është shembullor, ndër më të rregullit.

Ku e shihni të verdhën aty, as e para as e dyta nuk është, ndërsa të Kukësit bënë 15 faulla. Ne kemi marrë 5 kartona, ata 1. Ia dha në fund, kur ishte vendosur ndeshja. Faktet e tregojnë, kjo është e qëllimshme, që Partizani të mos ecë para në kampianat.

Unë jam i fundit që dëshiroj të flas për arbitrat. Nëse i pyetni djemtë, u kam thënë në pushim asnjë diskutim me arbitrat, konsiderojeni sikur e keni kundërshtar. Asnjë kundërshtim për ccdo veprim, imagjinoni një ekip me 4 mungesa që luan edhe kundër arbitrit. Si duhet të motivoj unë këto lojtarë”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama. (TemA)

 

4 komente në “Partizani, Rama: Faktet po tregojnë që ne të mos ecim para, kjo është e qëllimshme!”

  1. Sit back and relaks says:

    Ankohu tek platforma digitale e tet vellai.

  2. Bert says:

    Koment pa lidhje,e pame ndeshjen.Asgje nuk ju vodh Partizanit.Olso,duhet te kuptosh me kryesoren,nuk ke ekip.Bej ekip qe te pretendosh per kampionat,kupe etj.

  3. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Mos caj koke Olsi se ju e keni te zgjidhur problemin.I fut Sula dy dopio dhe del vitin tjeter kerkon dhe kete kampionat ne tavoline per padrejtesi ne gjykim ndaj partizanit.
    E uuuuu,sa te jete Sula trainer,ti drejtor dhe Eduart Prodani neper breket e qeverise….i kini te zgjidhura titujt juve ne tavolina.

  4. Petrit says:

    e shkaterroi futbollin ne shqiperi nje katunar shijaku si A.Duka,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje