Lushnja e ka shtuar emrin e Dritan Çukos, ndihmëstrajnerit lushnjar, në protokoll vetëm në momentet e fundit para ndeshjes me Flamurtarin në Vlorë.
Po ashtu, pas humbjes 2-0 askush nga stafi lushnjar nuk u prononcua.
Për momentin, Lushnja vazhdon të jetë pa trajner, por ndoshta që sot kryebashkiaku Fatos Tushe do të vendosë për pasuesin e Hysen Dedjas.
Me shumë mundësi do të jetë Artan Bano, edhe pse së fundi po përflitet edhe Ilir Gjyla. Për Lushnjën tani nis një kampionat i ri, ku duhet menduar për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Mbijetesa është e pamundur dhe është normale të mendohet më shumë për të ardhmen, duke respektuar garën.