Seria A/ Napoli ruan kryesimin. Juventusi fiton derbin kundër Torinos

18 Shkurt 2018, 17:19Sport TEMA

Napoli ka marrë një fitore me rezultatin minimal 1-0 ndaj modestëve të Spalit dhe është riktheyr në kreun e renditjes, që për 2-3 orë ia mori Juventusi. Në ‘San Paolo’ ishte mesfushori brazilian Allan, që vendosi takimin, falë një goli të shënuar që në minutën e 6’.

Skuarda e Sarrit dominoi tërësisht takimin dhe krijoi raste të shumta shënimi, por nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë më shumë se një herë, duke bërë që ankthi të ishte present deri në vërshëllimën e 3-fishtë të arbitrit kryesor.

Benevento-Crotone solli edhe një derbi shqiptar, me Gjimshitin që luante titullar për vendasit dhe Ajetin, që sërish luajti si mesfushor qendror për skuadrën e Zengës. Benevento arriti të triumfojë me rezultatin 3-2, duke rihapur disi shpresat për të mbetur në Serinë A, ndërsa Memushaj e pa të gjithë ndeshjen nga pankina.

Edhe Bologna u rikthye te fitorja, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Sassuolon, në shtëpi. Poli dhe Pulgar shënuan për skuadrën e Donnadonnit, ndërsa Sassuolo luajti për disa minuta me një lojtar më pak.

Tashmë janë 9 fitoret rradhazi të Juventusit në kampionat. Një gol i Alex Sandros i mjaftoi skuadrës së Allegrit për të mposhtur 1-0 Torinon në derbi dhe për t’u ngjitur përkohësisht në krye të Serisë A në kuotën e 65 pikëve.

Edhe pse me disa mungesa të rëndësishme Juventusi nuk di të ndalet në kampionat dhe nëse vazhdon me këtë ritëm ka shumë gjasa të fitojë titullin kampion për herë të 7-të rradhazi, edhe pse Napoli në këtë sezon po shfaq të njëjtin nivel si bardhezinjtë.

Në minutën 15-të, Juvja mori një goditje pasi Higuain u largua i dëmtuar nga stadiumi Olimpico i Torinos, po pikërisht Bernardeschi njeriu që zëvendësoi El Pipitan rezultoi deciziv me asistin perfekt që solli golin e Alex Sandros në minutën e 33-të. Pavarsisht përpjekjeve të skuadrës së Mazzarrit për të ndryshuar shifrat, Juventusi e ruajti avantazhin e një goli deri në fund duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje