Vllaznia, Gjoka: Të fitojmë për kushtet ku ndodhemi, jo për historinë

18 Shkurt 2018, 15:13Sport TEMA

Tekniku i Vllaznisë, Ernest Gjoka është shprehur për mediat se ndeshja me Teutën është shumë e rëndësishme, për kushtet në të cilat ndodhet ekipi shkodran.

I pyetur për statistika, në të cilat ka dominuar Teuta, Gjoka shprehet se nuk i interesojnë shumë ato por për të rëndësi ka të fitojë këtë ndeshje.

“Unë nuk jam nga ata trajnerë që mendojnë për të kaluarën dhe historinë e ndeshjeve të mëparshme. Kjo sepse në futboll gjërat janë të shpeshta dhe kalojnë shpejt.

Ne duhet të shohim përpara. Unë e shoh si një takim të rëndësishëm për momentin ku ndodhemi.

Bashkë me stafin dhe futbollistët e kemi të qartë vështirësinë e këtij takimi.

Ne jemi të qetë dhe agresiv në fushë. Ashtu si ndaj Lushnjes, besoj se do i’a dalim edhe këtë herë dhe do shohim një Vllazni tjetër” u shpreh tekniku Gjoka në konferencën para ndeshjes me Teutën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje