Braçe: Armando Duka do e manipulojë dhe këtë kampionat. Ky sistem po kërkon ekip tjetër për të vijuar biznesin me bastet!

17 Shkurt 2018, 16:36Sport TEMA

Deputeti Erjon Braçe ka reaguar pas deklaratës që drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit, Olsi Rama bëri në drejtim të FSHF-së duke theksuar se ky institucion po merr vendime me standarte të dyfishta si dhe po tenton të falsifikojë kampionatin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se sistemi i ngritur nga Armando Duka e ka vendosur që ta manipulojë dhe këtë kampionat ashtu si dhe 7 kampionatet e tjera.

Braçe flet dhe për cështjen e UEFA-s ku thekson se ky sistem po kërkon një tjetër ekip për të vijuar bizensin me bastet.

Postimi i plotë i Erjon Braçes.

Drejtor!
NUK ESHTE TENTATIVE PER TE MANIPULUAR!

Shqip e troc, jo me dredha por duke i hyre thelle:
ARMAND DUKA-FSHF SKA, ESHTE AI, BINDUNI PER KETE,
E KA MANIPULUAR KETE KAMPIONAT SI 7 TE TJERE RRESHT!

Nese ti nuk e dallon ende,
denimi i sotem i dy lojtareve kyc te Partizanit-perfshi kapitenin,
ja ben muuuuuu!

Sic ja ben muuuuu, dy ndeshjet me Vloren e te tjera para tyre!
Sic ja bejne muuuu, ndeshje ku Vlora copetohet e ekipet e Sistemit favorizohen!

Po keni kohe, ska gje!
keni kohe te kuptoni qe nuk eshte tentative por fakt i kryer!

Dhe nje lutje kam,
harrojeni kete ceshtjen e UEFA-s, Sistemi po kerkon ekip tjeter per te vijuar biznesin me bastet!!
Jane gjithnje nje hap perpara keta! (TemA)

4 komente në “Braçe: Armando Duka do e manipulojë dhe këtë kampionat. Ky sistem po kërkon ekip tjetër për të vijuar biznesin me bastet!”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Brace,vere ne pune vetingun,jo vetem per politikanet dhe policet,por dhe per FSHF !
    Eshte e keqja me e vogel,sikur te jete i koruptuar vetem DUKA dhe TAKAJ,hetoheni.
    Me bind se pjesmarrja juaj si sportedashes dhe “teknicien” sjell injorace ne sport.Te qahesh se po trukohen ndeshje nga Duka,per te 7 here rradhe,kur politika ka dhe aren dhe gurin,eshte fallcivitet !
    Politika duhet te krijoj klimen e nevojshme per largimin e te koruptuarve ne sport dhe ofrimin e specialisteve te ndershem,por qe sot jane te menjanuar.
    Brace largohu nga semundja e tifozllekut !

  2. Kellira e kuqe says:

    Ekipi tjeter eshte i bastexhiut Gaz Demi
    Dikur e kishte bastexhiu Petrit Dume po rrofte komandanti legjendar qe i rregulloi ca punera.

  3. vaso says:

    Po,problemi eshte pikerisht sistemi.Dje ishte ne loje Skerndebeu,tani u dogj.Kjo kupole do perpiqet te gjeje nje tjeter.
    Ti do Partizanin.Lere per zgjedhjet e ardhshme.Edhe une me Partizanin jam.Qe femije e kam ndjekur.

  4. Andi says:

    Kryetari i komisionit te finances i ka te gjitha mundesite per te hetuar burimin e parave qe hedhin klubet e futbollit. Eshte mese e dukshme sesi jane shpenzimet dhe te ardhurat ne keto 5 vjet te ekipit te Partizanit. Apo per kete ekip nuk ka fairplay financiar. Cdo njeri qe shikon futbollin shqiptar e dallon kollaj kish fiton me loje ne fushe dhe kush fiton neper media. Si duket, ka dicka tjeter qe ky ekip nuk kontrollohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje