Kompania Federbet e cila ka denoncuar gjithnjë trukimet e skuadrave të kampionatit shqiptat, ka reaguar pas skandalit të fundit të ekipit të Skënderbeut.
28 muaj më parë kjo kompani denonconte trukimet e skuadrës shqiptare dhe sot këto po rezultojnë të vërteta.
Në faqen zyrtare të tyren në facebook kompania Federbet ka publikuar një faksimile ku tregon denoncimin e fksimit të rezultateve të ndeshjeve nga Skënderbeu dhe theksojnë se e vërteta më në fund po vihet në vend.
“Më shumë se dy vjet më parë, ne kemi vendosur të hedhim dritë mbi lëvizjet e çuditshme në lidhje me ndeshjet e Skënderbeut. Ne morëm shumë kërcënime, fyerje dhe kritika të mëdha.
Në distancë prej 28 muajsh UEFA po kërkon një skualifikim të thellë për ekipin shqiptar. Ne përsërisim tani atë që thamë në atë kohë: heshtja është lëndë djegëse për fiksimin e rezultatit të ndeshjes!
Mund ta quajmë bilbilfryrje, mund ta quajmë përçarje, por jemi të sigurt se pa britmat tona, asgjë nuk do të kishte lëvizur. ….. mos harroni”, thuhet në deklaratën e Federbet. (TemA)
UNE E KUPTOJ QE EUROPA NUK E KA DASHUR DHE NUK E DO SKENDERBEUN ..! AI KA LUFTUAR I VETEM , PA U NDIHMUAR NGA ASKUSH ..!