Lushnja në dilemë për trajnerin, skuadra e pushtuar nga gripi

16 Shkurt 2018, 15:44Sport TEMA

Lushnja përgatit sfidën ndaj Flamurtarit me dilema të mëdha përsa i përket emrit të trajnerit por edhe futbollistëve që do të aktivizohen në transfertën e Vlorës.

Drejtuesit e klubit ende nuk kanë vendosur për emrin e trajnerit të ri, ndërkohë që skuadra vijon përgatitjet nën drejtimin e ndihmësit Dritan Çuko.

Gjasat janë që në sfidën e javës së 20-të pikërisht Çuko të jetë në krye të skuadrës në një ndeshje ku vështirësitë janë të mëdha. Sikur të mos mjaftojnë problemet në organizimin e klubit skuadra është e goditur edhe nga virozat e stinës. Kështu mungesave të zakonshme Koreshi, Marku dhe Xhafa i është shtuar edhe mbrojtësi i majtë Arbër Mone.

Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve kanë munguar në skuadër për arsye gripale, mbrojtësi Ledion Ruço, mesfushorët Ergys Alushi dhe Orges Gava si dhe sulmuesi Fatjon Sefa.

Në këtë situatë është e vështirë për Lushnjën të përgatisë sfidën e fundjavës, duke qënë se mungesat janë të shumta por edhe të rëndësishme.

Megjithatë myzeqarët janë të bindur se mund të konkurojnë ndaj të gjithëve, teksa shembullin më të mirë e dhanë piëkrisht në fazën e dytë, kur Flamurtari iu fal supergolit të Liçajt në fundin e takimit për të marë pikët e plota.

1 komente në “Lushnja në dilemë për trajnerin, skuadra e pushtuar nga gripi”

  1. llapaqeni says:

    Sa kohe qe ne Lushnje do te jene tipa si Armand Byzhyti, familje intrigantesh dhe llafazanesh, Lushnja nuk ngre koke. Lexova para disa ditesh nje prononcim te ketij liliputi, qe ofendonte Artur Çobanin, duke thene se nuk e njihte, etj.
    Me duhet t’ia kujtoj atehere qe, Artur Çobani ka luajtur futboll, kur ky vogelush nuk kishte lindur ende. Megjithese xhaxhai i tij, Jovan Byzhyti, sekretari i Partise se Rrethit, i ardhur nga Estrada, ku as humor nuk dinte te bente, e urdheroi te ikte nga futbolli (per arsye politike) qysh ne moshen 23-vjeçare dhe babai i tij, Xhoxhi Byzhyti e zbriste nga autobusi me zellin e njohur te karagjozit qe e karakterizonte ne ate kohe, Artur Çobani ka ne arkivin e tij personal, nje titull kampion, nje Kupe Republike dhe nje medalje ari ne Spartakiaden Kombetare 1979. Armandi i shkrete, as ne enderr nuk i ka pare keto tituj edhe pse po plaket duke ndenjur ne stol.
    Me duhet te te kujtoj gjithashtu se, me Artur Çobanin futbollist (edhe me shume lushnjare te tjere te talentuar) “Traktori i atehershem ka dale edhe ne finale te Kupes se Republikes me “Dinamon”, kurse me Artur Çobanin President, Lushnja ka vajtur dy here ne finale te kesaj kupe.
    Thoshje o Alban se Hysen Dedja nuk ka besim tek ty se je nipi i Artan Banos. Mire ben; sepse dihet se sa intrigante dhe pazarexhinj jeni; nuk besoj se e ke harruar finalen me Fierin, kur Artan Bano e shiti dhe per kete lushnjaret e “shperblyen” me tritol tek shtepia, apo jo ?
    Thua se ke luajtur per Lushnjen pa para, kur Artur Çobani ishte refugjat. Refugjat nuk eshte turp, sepse edhe ti ke disa njerez te tute, shume te afert madje qe jane refugjate dhe nuk po t’i permend me emer, sepse nuk jane aq djem te keqinj sa ty. Sa per ate punen e parave, me Lushnje luajte pa para, sepse asnje ekip tjeter nuk te merrte, as pa para dhe jo se te vinte keq per Lushnjen. Nuk e harron besoj se sapo t’u dha rasti te ikesh ne Peqin, e bere dhe ky ishte kulmi i karrieres tende.
    Mos llap shume Alban, se lushnjaret te njohin mire, edhe ty, edhe babane tend, madje edhe me shume se kaq.
    Tung !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje