Kryebashkiaku Tushe për trajnerin e ri të Lushnjës: Ende nuk kemi konkluduar

15 Shkurt 2018, 17:36Sport TEMA

Hysen Dedja është larguar nga Lushnja dhe nuk ka më kthim prapa. Trajneri shkodran pati dje një debat të ashpër me futbollistët Byzhyti, Çela dhe Korreshi dhe e pa të arsyeshme ta ndërpriste punën me skuadrën myzeqare.

Ai ka pasur edhe një komunikim me kryebashkiakun Tushe për vendimin e marrë.

Kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ka konfirmuuar për “Vipsport.al” largimin e trajnerit Dedja dhe se ende nuk është marrë një vendim për trajnerin e ri.

“Dedja është larguar nga drejtimi i ekipit dhe ende nuk kemi konkluduar për trajnerin e ri të Lushnjës”, – ka thënë shkurt kryebashkiaku Tushe.

Gjasat janë të mëdha që në krye të Lushnjës të kthehet Artan Bano, i cili e nisi këtë sezon në krye të stolit lushnjar, por u alrgua pas humbjes me Laçin.

Futbollistët lushnjarë kërkojnë rikthimin e tij dhe me siguri drejtuesit e klubit do të pranojnë këtë variant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje