Mbyllet ndeshja Real Madrid-PSG me rezultatin 3-1. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

14 Shkurt 2018, 22:25Sport TEMA

Do të luhet mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e rradhës të fazës së 1/16 të “Uefa Champions League”.

Real Madrid-PSG është super sfida e mbrëmjes së sotme që do luhet në “Santiago Bernabeu”.

Nje duel që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione pasi që të dyja ekipet do synojnë që të kalojnë për në raundin tjetër.

Më poshtë do të keni mundësi të ndqini me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare: 

Real Madrid: Keylor Navas; Nacho, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Cristiano Ronaldo, Benzema.

PSG: Areola; Dani Alves, Marquinhos, Kimpembe, Yuri Berchiche; Lo Celso, Verratti, Rabiot; Mbappé, Neymar, Cavani.

GOL! Shënojn sërish madrilenët këtë rradhe më anë të Marselos që i jep golin e qetësisë ekipit të tij

GOL! Reali kalon në epërsi me të njëjtin autor Kristiano Ronaldo që mposht për herë të dytë Areolan

Minuta 76′, Rast i artë për PSG për të kaluar në epërsi, por Dani Alvesh nuk arrin në kohë

Minuta 48′, Kylian Mbappe krijon rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë, por ndalet nga Navas

GOL! Barazon gjithçka Reali me anë të Ronaldos që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit

GOL! PSG surprizon Realin në “Santiago Bernabeo” duke kaluar në epërsi me anë të Rabiot që godet saktë brenda zonës duke e dërguar topin në fund të rrjetës

Minuta 27′, Sërish Ronaldo ka rasin më të mirë për të shënuar ku i vetëm përballë portës ndale nga Areola

Minuta 26′, Ronaldo tenton të gjëjë golin me anë të një goditje dënimi, por topi përfundim mbi tranversë

Minuta 4′, Tjetër rast i artë për Realin për të kaluar në epërsi me Toni Kross që godet saktë nga distanca, por Areola pret mrekullisht

Minuta 2′, Krisitano Ronlado krijon rastin e parë të rrezikshëm për vendasit, por gjuajtja e tij diagonale përfundon jashtë kuadratit

Ekzekutohet himni i “Uefa Champions League”, starton super sfida Real Madrid-PSG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje