Kupa Shqipërisë, Kukësi dhe Laçi kalojnë në gjysmëfinale

14 Shkurt 2018, 16:02Sport TEMA

Kukësi dhe Laçi janë dy skuadrat e parë që kualifikohen për në fazën e gjysmëfinaleve të Kuoës së Shqipërisë.

Kampionët e Shqipërisë eleminuan në ndeshjen e kthimit skuadrën e Tiranës pas fitores 1-0, ndërsa takimi i parë kishte përfunduar në shifrat 1-1 që u luajt në “Selman Stermasi”.

Një gol i shënuar nga sulmuesi Guri në fillim të ndeshjes i dha kulifikimin skuadrës së drejtuar nga Peter Pakult që janë dhe favoritët kryesorë për të fituar këtë trofe.

Ndërkohë, sfida tjetër e zhvilluar në Gjirkoastër mes Luftëtarit dhe Laçit u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të kurbinasve. Autori i golit për ekipin  e Mezanit ishte sulmuesi Rexhinaldo, por kualifikimi i miqve ishte pothuajse i mbyllur pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 3-0.

Në orën 17:00 do të luhet dhe dy takimet e tjera që do të jenë Partizani-Flamurtari dhe Skënderbeu-Teuta. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje