Mesfushori Reza Karim nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Teutës.
Përmes një njfotimi në faqen zyrtare, klubi durrsak bën të ditur dhe arsyet e largimi të lojtarit.
“Dëshirojmë të përcjellim këtë sqarim për mbarë opinionin sportiv:
Klubi i Teutes ka nderprer marrveshjen me mesfushorin Iranian Reza Karim per arsye te mos impenjimin në ndeshje dhe stervitje nga lojtari dhe ne kete menyre lojtari ësht larguar nga Teuta”, thuhet në njoftimin e klubit të Teutës.
Mesfushori me tipare ofensive po monitorohej edhe nga Federata Iraniane e Futbollit, presidenti i të cilës konfirmoi në një takim pak kohë më parë me homologun e tij shqiptar, Duka, se Karimi ishte një nga emrat që shihej me vëmendje për të ardhmen e përfaqësueses.