Partizani, Dalipi: Synojmë fitimin e Kupës, nesër do kërkojmë kualifikimin

13 Shkurt 2018, 15:15Sport TEMA

Zv.trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, e ka nisur konferencën e sotme për shtyp duke i bërë thirrje gjyqtarëve që të tregohen të kujdeshëm me gabimet.

“Përpara se të fas për vështirësitë që do të kemi në sfidën ndaj Flamurtarit, do të doja ti bëja një thirrje gjyqtarëve që thjesht të jenë më të kujdeshëm përsa i përket gabimeve “humane” ,që kanë bërë gjatë këtyre javëve , sidomos në  anullimin e golit të Prognit që shënuam në takimin e parë të Kupës në Vlorë. Një gol jasht fushe do të na jepte shumë avantazhe për vetë specikën që ka Kupa. Gjithsesi shpresojmë që gabime të tilla të mos përsëriten dhe arbitrat të jenë pak më të kujdesshëm gjatë mbarëvatjes së ndeshjes”, u shpreh Dalipi.

Në vijm ai foli dhe për gjëndjen e ekipit, objektivin e skuadrës, gjëndjen e Çani dhe situatën e tifozave. Dalipi u shpreh se Partizani do të synojë kualifikimin për në gjysmëfinale  pasi fitimi i Kupës është një objektiv i klubit.

Në 5 ndeshjet e fundit keni shënuar vetëm 2 gola

Dalipi: Sigurisht në një ndeshje të tillë vështirësitë shtohen duke marrë parasysh edhe gjendjen e rënduar të terrenit . Gjithsesi ne do të jemi të kujdeshëm gjatë 90 minutave për të neutralizuar sulmet e kundërshtarit dhe shpresojmë me një lojë të mirë duke dhënë maksimumin në fushë të shënojmë sa më shpejt . Nuk duhet të humbasim durimin pasi ndeshja mund të prodhoj episode të ndryshme gjatë lojës dhe pësimi i një goli do të na vështirësonte kualikimin. Panvarësisht se ndaj Laçit nuk arritëm të gjenim golin , kam besim tek skuadra ,nesër do të arrijmë të shënojmë.

Shanset e Partizanit për të arritur europën janë në Kupë apo në Kampionat?

Dalipi: Besoj që jemi në garë në të dy kompeticionet paralel, por një kualikim i mundshëm në Kupë do të na mundësonte të mbetemi në luftë për këtë trofe.

Kur mund të jetë i gatshëm Edgar Çani?

Dalipi: Unë e kam deklaruar edhe në konferencat e mëparshme , Çani po vijon një program stërvitor. Gjendja e tij po monitorohet nga stafi. E theksoj se në momentin që Çani do të jetë gati ai sigurisht do të jetë në organikën e lojtarëve të gatshëm për ndeshje.

 E konsideroni fitimin e Kupës një trofe që mund të shpëtoj sezonin?

Dalipi: Matematikisht titulli kampion nuk është mbyllur edhe pse Skënderbeu është i shkëputur nga ndjekësit. Ndaj ne synojmë fitimin e Kupës dhe e kemi vlerësuar maksimalisht përballjen e nesërme për të arritur kualikimin.

Cili mendoni se mund ta zgjidh ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit? 

Dalipi: Flamurtari është një skuadër e mirorganizuar, por ne besojmë shumë në cilësitë e lojtarëve tanë . E them me bindje se ndaj Flamurtarit skuadra do të jap maksimumin për të arritur rezultatin e dëshiruar kualikimin.

Situata në lidhje me prezencën e tifozëve në stadium

Dalipi: Jam në dijeni që klubi po vijon negociatat e vazhdueshme me drejtuesit e policisë, dhe jemi optimist se do të arrijnë ta zgjidhin këtë situatë . Edhe për ne si sta ashtu dhe lojtarë e ndjejmë shumë mungesën e tyre , pasi është lojtari ynë i 12-të në stadium . I bëj thirrje që ata të jenë të shumtë në numër nesër siç e kanë traditë dhe të na mbështesin në këtë ndeshje shumë delikate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje