Historia e Taulant Xhakës: E kam nisur si mbledhës topash dhe tani luaj në “Champions League”

13 Shkurt 2018, 16:03Sport TEMA

Vëllezrit Xhaka, Taulanti dhe Graniti, kanë bërë një karrierë të sukseshme në kampionatin zviercian tek Baseli.

Granit Xhaka tashmë ndodhet tek një nga ekipet dhe kampionatet më të forta në Botë, Arsenali, ndërsa Taulanti vijon karrierën e tij tek Baseli duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi.

Në një intervistë të dhënë për UEFA.com, Taulant Xhaka, tregon ecurinë e tij tek ekipi zvicerian.

“Bashkë me vëllain tim, kemi luajtur për të gjitha ekipet zinxhirë që prej moshës 12 deri në moshën 21 vjeçare, deri kur na erdhi kërkesa për të luajtur me skuadrën e parë, të dyve, e cila na e bëri ëndrrën realitet, për të cilën jam shumë krenar”, ka thënë Taulant Xhaka për UEFA.com.

Të dy vëllezërit nga Kosova kanë hedhur së bashku pothuajse çdo hap të zhvillimit të tyre, gjë që natyrisht është përparësi e madhe, sepse nuk kanë qenë plotësisht të vetëm në rrugëtimin që kanë bërë. Xhaka tregon dhe momentin si e nisi karrierën e tij që është më të vërtetë e jashtëzakonshme.

“Gjithmonë i kemi dhënë njëri-tjetrit këshilla, dhe nëse diçka shkonte keq, ai ma thoshte troç, të njëjtën gjë siç bëja dhe unë. Mendoj se kjo na ka bashkuar goxha shumë.

Nisa si mbledhës topash. Ia kam dalë hap pas hapi dhe tani luaj në këtë stadium”, është shprehur Xhaka.

Ai sot do të jetë pjesë e formacionit në ndeshjen kundër Manchester Cityt në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje