Neymar te Reali i Madridit, por në 2019-ën

14 Shkurt 2018, 15:36Sport TEMA

Neymar do të mbajë veshur fanellën e Realit të Madridit por jo në sezonin e ardhshëm por duke filluar që nga vera e vitit 2019-të, është e bindur për këtë gazeta katalane El Mundo Deportivo.

Sipas gazetës në fjalë La Liga është kampionati perfekt për t’u shndërruar numri 1 në botë dhe për të fituar Topin e Artë dhe për këtë arsye Neymar ka vendosur të rikthehet në Spanjë por këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e rivalëve të urryer të Barcelonës, Realit të Madridit.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez është një fans i madh i O’ney dhe do të bëjë të pamundurën për ta transferuar brazilianin në Santiago Bernabeu.

Megjithatë edhe sezonin e ardhshëm Neymar do të luajë për PSG për të kaluar në Madrid në 2019-ën, atëherë kur Cristiano Ronaldo do të jetë 34-vjeç dhe me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën klubit merengues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje