Kukësi, Koliçi: Shpresojmë ta zgjidhim brenda 90 minutave takimin me Tiranën

13 Shkurt 2018, 18:36Sport TEMA

Enea Koliçi ka dhënë ditën e sotme një intervistë për sajtin zyrtar të ekipit të Kukësit.

Gardiani i kampionëve në fuqi, shprehet se nuk ka justifikime për humbjet që Kukësi po pëson në shtëpi. 32-vjeçari ka besim se ekipi mund të kualifikohet në kupë, pavarësisht formës së dobët që po kalon.

Pas barazimit në takimin e parë të luajtur në Tiranë, si e vlerësoni këtë takim?

Tirana është një nga ekipet më të mira në Shqipëri, pavarësisht se është në kategorinë e parë. Ndeshje mjaft e vështirë dhe rezultati 1 me 1 në Tiranë, të them të drejtën, na favorizon ne dhe do të përpiqemi të mos pësojmë në këtë takim.

Tanjeri praktikoi në stërvitje gjuajtje penalltish. Mendoni se do e zgjidhni brenda 90 minutave ndeshjen apo…?

Shpresojmë ta zgjidhim brenda 90 minutave të mos shkojmë në shtesë apo penallti, por jemi gjithësesi të pregatitur edhe për këto.

Momenti i një kthese kjo ndeshje ne Kukës?

Të them të drejtën këto ndeshje në Kukës kanë qënë një makth i vërtetë. Po mundohem të gjej nje justifikim por nuk e gjej dot. Shpresojmë që kjo situatë të ndryshojë, sepse nuk kemi më kohë.

Sot do të festoni ditëlindjen e 32 në Kukës, në një kohë me dëborë.

Shpresoj që në darkë të bëjmë një festë të bukur e të ngrohtë me shokët e ekipit, sepse në Kukës qenka shumë ftohtë sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje