Një mbërmje magjike u zhvillua sot në dy takimet e para të fazës së 1/16 të kompeticionit të “Uefa Champions League”, ku spikati super sfida mes Juventusit dhe Tottenhamit e zhvilluar në “Juventus Stadium” e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.
Një sfidë që dhuroi emocione nga minuta e parë deri tek e fundit ku të dyja skuadrat dhuruan një futboll të bukur përgjatë gjithë 90-minutave.
“Zonja e Vjetër” e nisi furishëm takimin duke shënuar dy gola brenda 8-minutave me bomberin argjentinas Gonzalo Higuan që shënoi një dopietë në minutën e parë duke realizuar një gol mjaft të bukur me anë të një goditje fluturimthi. Ndërsa, golin e dytë e shënoi nga pika e bardhë e 11 metërisht.
U dukë sikur Juventusi e siguroi që në 10 minutat e para kualifikimin, por Tottenhami arriti që të marrë në dorë ndeshjen duke e dominuar takimin.
Miqtë patën një rast të artë në minutën e 25-të për të shkurtuar rezultatin me Kane që godet me kokë, por ndalet mrekullisht nga Buffon. Kundërpërgjigja e Juventusit erdhi menjëherë pas katër minutash me një kundërsulm të frikshëm, por Higuan nuk tregohet i saktë në momentin final.
Argjentinasi kishte mundësinë e artë që të shënonte golin e tretë në fundin e pjesës së parë sërish me anë të një penalltie, por kësaj rradhe gjuatja e tij përfundoi në tranversë.
Pjesa e dytë do të ishte emocionuese po aq sa e para dhe të parët që krijojnë rastin e parë të rrezikshëm janë vendasit me anë të Bernardeschi në minutën e 56-të, por gjuajtja e tij devijohet nga Lloris.
Në minutën e 72-të do të vinte dhe goli i barazimit për ekipin e Tottenhamit dhe do të ishte mesfushori Eriksen që me një gjuajte spektakolare nga goditja e dënimit e dërgoi topin në fund të rrejtës duke vulosur përfundimisht shifrat në 2-2.
Një rezultat që lë të hapur kualifikimin për në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Angli, me Tottenhamin që është më favorit për të kaluar në fazën tjetër.
Ndërkohë, dueli tjetër mes Bazelit dhe Manchester Cityn u mbyll me rezultatin 0-4 në favor të skuadrës së Guardolës.
Një fitore që i jep kualifikimin Cityt që në ndeshjen e parë duke bërë një paraqitje fantastike.
Autorët e golave për Manchester Cityn ishin Gundogan një dopietë, Silva dhe Aguerro.
Më poshtë golat e takimit Juventus-Tottenham. (TemA)
Goli i pare i shenuar nga Higuain.
Goli i dyte i shenuar nga Higuain.
Goli i trete i shenuar nga Kane
Goli i katert i shenuar nga Eriksen.