Ish-futbollisti i Juventusit Mark Juliano ka hedhur dyshime të forta për pastërtinë e kampionatit tonë.
Këtë ai e ka bërë përmes një interviste të dhënë në një media në Itali.
Ish-futbollistie pranon se në fillim kish hezituar ta merrte drejtimin e Partizanit, ndërkohë që më pas tregon problemin kryesor.
“Në fillim kisha dyshimet e mia për ta pranuar këtë ofertë dhe gjatë punës e kuptova se sa të drejta ishin ndjesitë e mia.
Për fat të keq në Shqipëri u lejohet lojtarëve, drejtuesve dhe presidenteve që të hedhin baste për ndeshjet.
Dhe e gjithë kjo shpesh herë më ka vënë në vështirësi sepse ishte një ambient i kushtëzuar dhe ku nuk mund të punohej qetë. Shumë ndeshje, sipas meje kanë pasur rezultate të dyshimta,” tregon ai. (TemA)
Trajner i deshtuar