Tension tek Lushnja, edja bojkoton stërvitjen pas debatit me Byzhytin

14 Shkurt 2018, 17:29Sport TEMA

Shkon keq e më keq situata te Lushnja, ku trajneri Hysen Hysen Dedja ka bojkotuar stërvitjen e sotme, pas një debati me mbrojtësin Alban Byzhyti dhe më pas me Çelën dhe Korreshin.

Diçka e pritshme në fakt, pas asaj që ka ndodhur në ditët e fundit.

Byzhyti ka hyrë me vonesë në stërvitje dhe trajneri shkodran i ka tërhequr vëmendjen, por më pas ka nisur një debat mes tyre.

Lojtari i ka kërkuar llogari trajnerit pse nuk e aktivizon. Dedja e ka sqaruar se lojtarët e tjerë të mbrojtjes janë më në formë. Janë futur në këtë debat edhe Çela e Korreshi, duke kaluar edhe në ofendime.

Në këtë situatë, trajneri Hysen Dedja ka lënë stërvitjen, duke e pasur të pamundur të punojë. Ai është gati të largohet nga Lushnja, pasi tani ka një konflikt të hapur me disa nga lojtarët veteranë. Mbetet për t’u parë tani qëndrimi i klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje