Luftëtari-Laçi/ Lika: Nuk ishim dorëzuar, por kishim probleme; Mezani: E synojmë fitimin e trofeut

14 Shkurt 2018, 16:27Sport TEMA

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka folur pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë nga skuadra e Laçi.

Trjaneri bluzinjve u shpreh se pavarasisht humbjes së parë ata nuk ishin dorëzuar, por nuk ia arritën dot të kualifikoheshin.

“Nuk ishim të dorëzuar, por kemi pasur futbollistë me shumë probleme, sidomos në takimin ndaj Teutës. Pavarësisht rezultatit të takimit të parë, munduam të provonim diçka, por nuk ia arritëm. Dua të uroj kundërshtarin për këtë kualifikim.

Futbollistët kishin presionin e rezultatit. Futbollistët e rinj bënë paraqitje të mirë, megjithëse jo në nivelin që pritej.

Demo dhe Aurelio kërkuan të jepnin maksimumin në këtë takim dhe kjo u pa lehtësisht. Ne pretendojmë të kalojmë në zonën që kemi. Kemi ndeshje të vështira dhe duam që t’i shkëputemi fundit të tabelës”, u shpreh Lika.

Ndërsa, trajneri i Laçit Gentian Mezani deklaroi:

“Se pari ne i gëzohemi kësaj ndeshje dhe kalimit në gjysmëfinale. Te katërta ekipet që do të shkojnë në gjysmëfinale janë ekipe të forta dhe të tëra do tentojnë kalimin më tej.

Edhe pse kemi fituar ishte një ndeshje e vështirë. Kishte një shpërqendrim nga skuadra dhe për këtë gjë do u tërheq vërejtjeje lojtarëve, sepse në çdo ndeshje duhet të hyjmë në fushë me të njëjtin përqendrim. Po ta zgjidhnim më shpejt ndeshjen do na jepte mundësi të pushonim disa lojtarë për fundjavë ndaj Luftëtarit.

E drejtë, por po të kishim pësuar gol në pjesë të parë do të ishte vështirësuar puna. Edhe në pjesën e dytë kishte vështirësim sepse Lika futi në fushë lojtarë shumë të mirë por na ndihmoi fati.

Mendoj që ne duhet të jemi të përqendruar sepse të gjitha ekipet mund të te vene në vështirësi. Mendoj se Skënderbeu do ta kërkojë Kupën dhe nuk mund të quhet short i mirë. Mua më duhet që të përqendrohem dhe jo të mendoj se Skënderbeu do të tolerojë në Kupë”, deklaroi Mezani.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje