Kupa Shqipërisë, Kualifikohen Flamurtari dhe Skënderbeu

14 Shkurt 2018, 18:53Sport TEMA

Flamurtari dhe Skënderbeu janë dy skuadrat e tjera që janë kualifikuar për në fazën e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Vlonjatët elemniuan në fazën çerekfinale ekipin e Partizanit, ndërsa Skënderbeu eleminoi skuadrën e Teutës.

Sfida e zhvilluar në “Selman Stermasi” u mbyll me rezultatin 2-1, me kuqezinjtë që shkojnë në fazën tjetër pasi në ndeshjen e parë dolën fitues me rezultatin 1-0.

Autorët e golave në këtë takim ishin Sidibe për Flamurtarin dhe Trashi me Asanin për Partizanit.

Skënderbeu e kishte siguruar kualikimin që në ndeshjen e parë kundër Teutës pasi triumfuan në “Niko Dovana” me shifrat 3-0.

Dhe në sfidën e kthimit në Korçë bardhekuqtë e drejtuar nga Ilir Daja, fituan me të njëtin rezultat falë golave të shënuar nga ana e Lilajt dhe Soëe që shënoi një dopietë.

Në këtë mënyrë katër ekipet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë janë, Laçi, Kukësi, Flamurtari dhe Skënderbeu. (Tema)

Rezultatet e sotme të Kupës së Shqipërisë.

Luftëtari 0-1 Laçi

Kukësi 1-0 Tirana

Skënderbeu 3-0 Teuta

Partizani 1-1 Flamurtari

1 komente në “Kupa Shqipërisë, Kualifikohen Flamurtari dhe Skënderbeu”

  1. nari says:

    Flamurtari nuk eshte pune turqish por nje enderr perendimore.
    Larg otomanet nga Super Flamurtari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje