Partizani, Dalipi: Peng goli që na anulluan padrejtësisht, do të ishte një histori tjetër

14 Shkurt 2018, 19:39Sport TEMA

Ekipi i Partizanit është eleminuar nga Flamurtari në ditën e sotme, duke humbur shansin për të shkuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Partizani ka arritur të fitojë me Flamurtarin me rezultatin 2-1, por kjo nuk mjaftoi për vendasit, duke u eleminuar në cerekfinale.

“E kam peng që goli i shënuar nga ana i Prognit në ndeshjen e parë, na u anullua padrejtësisht. E përsëris që do të ndryshonte shumë. Pësuam një gol nga një goditje standarte që ishim përgatitur të mos ndodhte, megjithëse nuk ia arritëm dot.

Dua të përgëzoj gjithë skuadrën pasi u rikthye në ndeshje. Ekipi ka më shumë për të dhënë dhe të gjithë kërkojnë më shumë nga Partizani. Këtë duhet t’ia lëmë vazhdimësisë dhe duhet të mendojmë për Kukësin, për të zhvilluar të njëjtën ndeshje për të kapur Europën.

Ecuria jonë në këtë javë ka bërë përmirësime të dukshme. Nuk duhet të harrojmë se ku kemi qenë, tani jemi shumë afër Europës. Nuk dua të bëj rolin e ankuesit, por golin i anulluar nga Progni do të ndryshonte shumë fatin e kualifikimit. Më vjen keq që nuk u kualifikuam dot sepse dhamë gjithçka dhe skuadra bëri lojën e duhur. Fati na mungoi dhe ndoshta na kthehet në takimin me Kukësin.

Sa i përket Iulianos, i faturohet fakti se futbollistët nuk u adaptuan dot me lojën që ai kërkonte. Kam qenë në harmoni të plotë me të dhe nuk i besoj deklaratave të fundit të dala në media, sa i përket trukimeve dhe basteve që Iuliano ka shprehur për futbollin në Shqipëri”, është shprehur Klevis Dalipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje