Shuplaka e UEFA-s për Skënderbeun, në ditën kur Armando Duka zgjidhej për herë të pestë president i FSHF-së

15 Shkurt 2018, 18:37Sport TEMA

Atë që nuk e bëri Federata Shqiptare e Futbollit ndaj klubit të Skënderbeu, po e bën UEFA.

Institucioni i futbollit shqiptar nuk e mori për asnjë moment mundimin që të kujdesej për imazhin e Shqipërisë, por ruajti interesat klienteliste të drejtuesve të këtij klubi të akuzuar për trukime të ndeshjeve.

Tashmë shuplaka ka ardhur e fortë nga UEFA. Kërkesa e pretencës së përfaqësueseve të Komisionit të Disiplinës në UEFA, i kërkon Apelit të UEFA-s, një përjashtim 10 vjeçar për Skënderbeun nga të gjitha kompeticionet europiane. Vendimit i është bashkëngjitur edhe një gjobë prej 1 milion eurosh që ky klub do të detyrohet të paguajë.

Në e-mailin e publikuar, Inspektorët e Etikës dhe të Disiplinës kanë të drejtat e tyre të shtojnë ose të ndryshojnë këtë raport bazuar mbi informacionet apo prova të tjera në lidhje me këtë çështje.

Të habit mungesa e ndjesës apo e masave të tilla si dorëheqja në këtë situatë. Përmes një deklarate për shtyp klubi i Skënderbeut thekson se nuk bëhet fjalë për një çështje të re, por për një apelim për vendimin e marrë 2 vite më parë dhe se ata ishin në dijeni të kësaj çështjeje.

Për tu theksuar është se kërkesa për të dënuar klubin e Skënderbeut është publikuar nga komisionet disiplinore të UEFA-s më datë 7 shkurt, ditën kur në vendin tonë u mbajtën dhe zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku fitues doli për herë të pestë Armand Duka, i cili ka një pjesë të madhe të përgjegjësie për skandalet dhe trukimet që kanë ndodhur në gjithë këto vite në futbollin shqiptar.

Fshehja e dënimeve që ai ka tentuar të bëjë e kanë nxjerrë gjithmonë zbuluar, duke detyruar UEFA-n që me mos ndëshkimet që nuk jepen nga FSHF-ja t’i japë vetë ky institucion.

Komisioni i Etikës i Federatës Shqiptare të Futbollit mori një vendim qesharak dhe të paplotë më qershor 2017, për t’i hequr titullin kampion Skënderbeut për sezonin 2015-2016, me argumentimin se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjeve.

Përveç kësaj, skuadrës korçare iu hoqën 12 pikë nga sezoni 2016-2017, ndërsa klubit iu vu një gjobë 20 milionë lekë të vjetër. Vendimi erdhi pas analizës që iu bë dosjes “Skënderbeu” të ardhur nga UEFA dhe të konfirmuar (penalizuar) nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Ky është një vendim që fsheh mëkatet e presidentit Duka dhe të financuesve të Skënderbeut.

Tani pritet që Skënderbeu të bëhet shembull nga UEFA, duke njollosur futbollin shqiptar në kompeticionet europiane, ndërsa FSHF-ja bëhet palë me këtë turp! (TemA TV)

2 komente në “Shuplaka e UEFA-s për Skënderbeun, në ditën kur Armando Duka zgjidhej për herë të pestë president i FSHF-së”

  1. Elona says:

    Ore t nderpritet kampionati e futbolliste e tifoze te hyjne ne greve urie me kushtet

    1- ti hiqen skenderbeut titujt e fundit
    2- te jape doreheqjen e menjehershme Duka e te zhduket nga futbolli njehere e pergjithmone.

  2. Alniku says:

    Edhe këta të UEFAs me një poç pjerdhin pritën tu zgjidhte përsëri dhe tashti plas bombën ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje