Dosja e UEFA-s për Skënderbeun, ja 53 ndeshjet që korçarët dyshohet se i kanë trukuar

16 Shkurt 2018, 15:02Sport TEMA
Dosja e UEFA-s për Skënderbeun, ja 53 ndeshjet që

Çështja e trukimeve të klubit të Skënderbeut ka marrë vëmendjen e opinionit sportive, për shkak se ndaj korçarëve është kërkuar përjashtimi 10 vjeçar nga Kupat e Europës si dhe një gjobë e majme prej 1 milionë eurosh.

Klubi bardhekuq akuzohet se ka trukuar mbi 50 ndeshje që nga ato europiane, ndeshje miqësore, dhe nga kampionati shqiptar.

Në raportin e publikuar nga UEFA, Skënderbeu dyshohet se ka trukuar 53 ndeshje dhe e para në listë është ajo e kualifikueseve të “Uefa Champions League” kundër Crusaders.

Në vijim të raportit ka takime që Skënderbeu mund të ketë trukuar dhe në kompeticionin e “Europa League” ku spikasin sfidat me Sporting Lisbone, me Lokomotiven e Moskes etj.

Më poshtë është dhe raporti i plotë i 53 ndeshjeve që Skënderbeu dyshohet se i ka trukuar. (TemA)

3 komente në “Dosja e UEFA-s për Skënderbeun, ja 53 ndeshjet që korçarët dyshohet se i kanë trukuar”

  1. Tifozi says:

    Ne gjithe boten paska gjobevenes. Tani shef Duka bashke me shef Takajn te shkojne te darovitin aty ku duhet ose te shpallin falimentin e klubit Skenderbeu dhe te ngrejne nje klub te ri. Nuk e meritojne ata djem te mire te skuadres qe i dhuruan kenaqesi dhe krenari jo vetem Korcareve por gjithe Shqiptareve por si thuhet: ” nuk eshte thene te haje dervishi lepur”.

  2. PA EMER says:

    PO NDESHJET E 2016 , 2017 , 2018 KU JANE ?! .. PO NA CUDISNI ..!

  3. deni says:

    Tema=Mafia Tirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje