Përjashtimi i Skënderbeut nga UEFA, jehonë në mediat ndërkombëtare

15 Shkurt 2018, 20:10Sport TEMA
Përjashtimi i Skënderbeut nga UEFA, jehonë në mediat

Lajmi për Skënderbeun që pritet të marrë një dënim të rëndë nga UEFA, ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.

Të parat kanë qenë mediat italiane, të cilat kanë pasqyruar këtë ngjarje ku klubi shqiptar pritet që të përjashtohet për 10 vite nga kompeticionet europiane si dhe do të gjobitet me 1 milion euro gjobë.

Përveç mediave italiane kanë qenë dhe mediat greke që kanë shkurar për këtë çështje.

Më poshtë disa nga titujt kryesorë të mëdiave ndërkombëtare.

Premium Sport: Skënderbeu përjashtohet 10 vite nga aktivitetet europiane

Goal.com: Kaos Skënderbeu, përjashtohet 10 vite nga kompeticionet e UEFA-s

Tuttomercatoweb: Skënderbeu, 10 vite skualifikim për manipulim ndeshjesh

Gazzetta.gr: 10 vite përjashtim për Skënderbeun për baste

Calcioweb: E bujshme, Skënderbeu përjashtohet nga të gjithë aktivitetet e UEFA-s

4 komente në “Përjashtimi i Skënderbeut nga UEFA, jehonë në mediat ndërkombëtare”

  1. kashi says:

    epo eshte viti i skenderbeut prandaj

  2. "BOHOTINA" says:

    E MERITON. keshtu te gjen kur te merr mafia ne dore dhe jo ndershmeria dhe djersa e ballit. Kur te merr ne dore fshatari i rendomt i Rakickes Ridvan Bode qe i dukej vetja gjigant me parat e grabitjet e popullit. ju kujtohet si kapardisej ne tribunen e stadiumit ky delenxhi hajdut.
    Po ju kujtoj diçka. Ktheni trurin mbrapa ne kampionatin kombetar te Don Dukes te vitit 2009- 2010. Ishte forcuar aso here. Vuri posht dhe vampirin Sali se i nderhyri ne punet e brendshme te institucionit. Vrapoi ketu dhe mafiozi Platini per te mbrojtur mafiozin Dukë. Ate vit “Skenderbeu”, na fund te fazes se dyte ishte ne vendin e parafundit me 12 pike larg vendit te trete nga fundi. Ne fazen e trete (kampionati ishte me 3 faza), i fitoi te gjitha ndeshjet dhe doli i treti nga fundi duke shpetuar. Kujtoni ‘teatrin” ne ndeshjen me “Dinamon”, nga ekipet me te mira te atij viti qe perfundoi 3: 2 per “Skenderbeun”. Pas ketij viti beri ate qe beri mafia. Kampionati i 2016 i takon “Partizanit”, por Don Duka i gjithepushtetshem nuk urdheron ti jepet titulli.
    Mafje e gjalle. Shihni c’ i kane bere “Dinamos”, nje ekip brilant. “Partizanit” i moren objektet Argita se ia kishte lene gjyshi Ram Berisha nga Vicidoli qe ruante dhite tere jeten dhe s’ dinte ku ishte Tirana. Aso here Berisha i mori firmen per tjetrsim prone nje dallkauku te pa skrupuj sic ishte xhemal hale Gjunkshi, te cilin e shperbleu duke e bere Shef te Shtabit te Pergjithshem, at injorant e interesaxhi. E skuadra legjende me 30 trofe kombetare e 3 nderkombetare (e vetmja nder skuadrat tona), u end per 5 vjet ne kategorite e ulta. Ajo u kthye vetem fale shpirtit te tifozeve te mrekullueshem qe e ndoqen dhe e ringriten.

  3. Gjergj Kastrioti says:

    Sigurish per kete vendim te paprecedent qe po pergatitet si skenar jo vetem ndaj ekipit te Skenderbeut, por edhe futbollit shqiptar ne teresi ka kontribuar edhe Gazeta TemA, Erjon Brace me Demin e Partizanin e tij & co, dhe tani se fundi edhe Bashkim Fino deputeti socialist qe gjyhen e politikes se tyre kerkoi ta injektonte edhe ne futbollin kombetar. Bravo TemA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje