Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas deklaratës nga zyra për shtyp e UEFA-s ku theksohej se inspektorët e hetimit të saj kishin marrë kërcënime për vdekje.
Sipas korçarëve, kjo nuk ka të bëjë me persona që kanë lidhje me klubin.
Njëkohësisht, klubi ka kundërsulmuar duke argumentuar se nuk ka shpërndarë ai këtë raport të UEFA-s dhe se vetë kjo e fundit ua kishte shpërndarë mediave të caktuara në Shqipëri.
– REAGIM ZYRTAR –
Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit.
Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit.
Nësë ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.
Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ mohon të ketë shperndarë raportin duke njohur natyrën konfidenciale të tij.
Raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Zyra për shtyp
KF Skënderbeu
Tema=Mafia Tirana