Në prag te perballjes se neserme kunder Kamzes presidenti i Skenderbeut Ardjan Takaj ka zhivlluar nje mbledhje lojtaret.
Kjo ka ardhur per shkak se ekipi bardhekuq akuzohet per trukimin e mbi 50 ndeshjeve dhe ne listen e personave qe jane te akuzuar bejne pjese dhe drejteuesit e ketij klubi si dhe lojtare.
Ne fjalen e tij perpara ekipit Takaj ka kerkuar qe lojtaret mos te shperqendrohen edhe pse ndodhen ne nje situate te veshtire.
“E di që situata iu ka shqetësuar, por kërkoj nga ju që të mos prekeni aspak në të tilla çështje. Dua të jeni të përqendruar vetëm te fusha dhe ndeshja e së dielës në kampionat. Të jeni në maksimumin tuaj në këtë takim dhe të vijojmë paraqitjet e mira që kemi bërë në këtë sezon.
Të vazhdojmë me kokën lart, të vetëdijshëm se kemi ekipin më të mire në histori. Kjo është ajo që ju duhet të tregoni në fushë këto momente. E di që janë të vështira, por duhet të jeni vetëm të përqendruar në fushë. Të tjerat nuk duhet t’iu prekin fare.
Mendoni vetëm për fushën. Për të tjerat, klubi do të gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme që ta mbyllim me sukses këtë çështje. Do të përfaqësojmë denjësisht djersën që ju keni dhënë në fushë dhe keni marrë me meritë të plotë gjithçka. Korça meriton respekt dhe mbi të gjitha arritje të tjera”, tha Takaj.