Disiplina ‘ndëshkon’ Partizanin, pezullohen Trashi e Batha

17 Shkurt 2018, 11:43Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike vendimet e Komisionit të Disiplinës, mbledhur ditën e premte. Bie në sy pezullimi me dy ndeshje i dy mesfushorëve të Partizanit, Idris Batha dhe Lorenc Trashi, për sjellje të pahijshme dhe ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes së kthimit për Kupën e Shqipërisë, ndaj Flamurtarit.

Disiplina aplikoi të njëjtën masë dënimi edhe për futbollistin e Laçit, Sherif Kallaku, për sjellje të pahijshme ndaj lojtarit kundërshtar.

Gjithashtu, Komisioni vendosi të pranojë kërkesën e futbollistit të Korabit, Emiliano Veliaj, për heqjen e pjesës së mbetur të dënimit.

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

1. Lojtari i KF “Partizani”, Lorenc Trashi, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

2. Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

3. Lojtari i KF “Laçi”, Sherif Kallaku, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi”,Emiljano Veliaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Veliaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

1 komente në “Disiplina ‘ndëshkon’ Partizanin, pezullohen Trashi e Batha”

  1. lushi says:

    KUR JU E DINI KUSH ESHTE DUKA DHE FSHF -ja , PSE NUK VETEPERMBAHENI ……..?
    A E KUPTONI JU QE PO BEHET NJE PUNE E MADHE PER TE FSHEHUR SKANDALET E SKENDERBEUT DHE TE KUKESIT ….?
    APLIKIMI I GJOBAVE NE FSHF ESHTE MENYRE E MIREFILLTE GRABITJEJE DHE VJEDHJEJE ….?
    DENIMI I MUNDESHEM 100 PERQIND I SKENDERBEYT ESHTE HEQJA NGA GOJA E LLOKMAVE QE PERFITONTE DHE PERFITON DUKA…….
    NJEHERE I PROVUAT KATEGORITE INFERIORE , DONI TI PROVONI PERSERI ?
    KUJDES CUNA , VETPERMBAHUNI GJATE NDESHJEVE DHE SHTONI PUNEN PER REZULTATE SA ME TE LARTA……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje