Njeriu kryesor i akuzuar nga UEFA për trukim të ndeshjeve, Takaj: Hetimi nis nga kompani që duan të justifikojnë milionat dhe klani anti-Skënderbe

17 Shkurt 2018, 16:06Sport TEMA

Presidenti i Skenderbeut Ardjan Takaj, i cili eshte nje nga personat kryesore\ te akuzuar nga UEFA si organizator i skemës së trukimit të ndeshjeve nga Skënderbeu, ka reaguar sot për herë të parë këtyre hetimeve që rrezikojnë përjashtimin e klubit korçar.

Nëpërmjet një postimi të shpërndarë nga klubi korçar, Takaj ka insistuar se klubi i tij nuk kishte asnjë lidhje me personat që kishin kërcënuar inspektorët e UEFA-s.

Ai e ka cilësuar hetimin si të ndikuar nga kompanitë që justifikonin paratë që merrnin si dhe ata që nuk e duan ekipin korçar në Shqipëri.

Reagimi i Ardjan Takjat.

Të dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashës të KF Skënderbeu shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim nga “bombardimi” që po i bëhet opinionit publik me lajme dhe sajesa ndaj në emër të Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ kërkoj të sqaroj edhe njëherë se:

– KF Skënderbeu siguron UEFA-n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnje lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që perfaqësojmë.

– Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe njëherë organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve të vertetë të kesaj ngjarje.

– KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë tonë se po ndjek me vëmëndje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani, që kërkojnë të justifikojnë milionat që perfitojnë nga UEFA dhe “klani” anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrezohen një e nga një, dhe nëse do të jetë e nevojshme deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal.

– Si përfundim në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha.

Me respekt

Ardjan Takaj

President i KF Skënderbeu

1 komente në “Njeriu kryesor i akuzuar nga UEFA për trukim të ndeshjeve, Takaj: Hetimi nis nga kompani që duan të justifikojnë milionat dhe klani anti-Skënderbe”

  1. Edmond says:

    Ha mut tani ti dhe ajo spora jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje