Organizatoret e movioles duhet te tregojne me shume respekt ndaj sportedashesve

17 Shkurt 2018, 15:43Sport TEMA

Nga Arsen Hoxha

Edhe pse numeri i spektatoreve neper stajume ka renie, nuk ndodh keshtu me ata qe ndjekin emisionet televizive ku pasqyrohen aktivitetet futbollistike te javes.  Eshte nje numur i madh, madje edhe jashte shqiperise, njeri prej te cileve jam dhe une.  Top Channel ka krijuar nje staf shume simpatik. Pjesmaresit ne emision bejne nje oponence shume te kulturuar, pa e nderprere kure njeri tjetrin.   Pak  te zhurmeshm, por teper objektive  jane edhe diskutimet te Njuz 24.   Por cuditerisht, jo ne nivelin e duhur eshte nje pjese tjeter e ketij programi qe jo vetem ne shqiperi, por ne gjithe boten ndiqet me shume interes, ajo e movioles.

Sportedashesit, futbollistet si dhe drejtuesit e tyre jane shume kurioz te dijne te verteten rreth nje vendimi te rendesishem  qe ka mare arbitri per fatin e lojes.    Shpiksi i movioles, gazetari i madh italian A.  Choti , disa here e ka trajtuar me force se moviola nuk duhet shndruar si nje gjyq ndaj arbitrit, sepse ai eshte njeriu  qe i duhet te mare vendimin perfundimtar rreth asaj qe  ka dalluar ne fushe , nga nje pozicion i caktuar qe shpesh nuk eshte i pershtatshem. Qellimi i perdorimit te movioles eshte, qe te tregoje se kush duhet te ishte vendimi me i drejte qe arbitri duhet te kishte mare , pra te argumentoje llojin e vendimit te duhur.  Sa me drejte, me profesionalizem dhe objektivitet te interpretohet rasti ne fjale, aqe me mire do te behet edhe ndergjegjesimi i te interesuarve, mbi rrugen me profesionale te gjykimit te rasteve analoge.  Vetem ne kete menyre do te ndihmohen ne rradhe te pare arbitrat e me pas futbollistet e drejtuesit e tyre si dhe sportedashesit, me standartet e nje gjykimi te unifikuar.

Shkak per kete shkrim u be menyra se si u trajtuan disa njarje te rendesishme nga moviolistet dhe stafi teknik i studiove respektive, te cilet nuk treguan respektin e duhur, ne rradhe te pare ndaj sportedashesve e me pas ndaj te interesuarve te tjere. U fol gjate se goli i shenuar nga ekipi i Skenderbeut erdhi si pasoj e nje goditje denimi inegzistente, te dhene gabimisht nga arbitri.  Moviolisti Alano Janku, nuk e trajtoje fare kete problem, madje mbajti nje qendrim sikur kishte ardhur nga nje kontinent tjeter dhe nuk kishte dieni se cfare kishte ndodhur. Ne qe ishim  realisht ne nje kontinent tjeter, prisnim me padurim te shikonim si qendronte e verteta e ketij goli, por pame vetem mimiken e te pa “informuarit” moviolist?! Po ashtu nuk u trajtua fare profesionalisht rasti i minutes se dhjete kur sulmuesi korcar shtyhet nga mbrojtesi vlonjat, qe eshte nje rast i paster 11 metershi.   Eshte nje mosperfillje dhe ofindim i madh qe ju behet sportedashesve jo vetem nga ai por edhe nga stafi qe pergatit rastet qe do te diskutohen.

Akoma edhe me keq u trajtuan rastet delikate tek Procesi Sportiv, ku u perdor nje terminologji aspak  profesinale.   Ne nje rast z. Lorenc Jemini  tha:  ” Kjo ndeshje ka pasur nje rast, nje rast e pak sepse rasti tjeter nuk duket fare,” kur ne fakt atje ka kater  raste te pastera per diskutim.

Kur portjeri i ekipit vlonjat vazhdon te kete kontakt me topin edhe pse ka kaluar vijen kufizuese te 16 metershit, z. Jemini qetesisht thote: ” Ceshtje faulli eshte…,thjeshte nje faull  eshte…”  Me nje mimik te pafajshme zhvejkiane flet sikur te ishte nje faull ne mes te fushes e jo nje faull vetem 16 meter larg vijes se portes.  Nderkohe ai haron se goli i shenuar nga korcaret erdhi pikerisht nga nje faull, madje inegzistent.  Vetem po ti referohet pervojes se tij, do te rikujtoje sesa shume gola shenohen ne futboll nga faullat afer portes, pikerisht nga ato qe ai i quan ” thjeshte nje faull ?!”

Me perjashtim te z. Kuriu si nje antar i Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, qe e ka te ndaluar te dale nga rreshti, te ftuarit e tjere ne studio, nuk ishin dakort me mendimimet e z. Jemini.  Ata jane mesuar me moviolistet, prandaj dhe reagimi i tyre ishte i moderuar. Por te nderuarat Desara Duka dhe Olta  Sheta, e kundershtuan fuqishem  Jeminin. Ato duke mos e ditur se z. Jemini ngarjet po i shikonte me syte e shefave te FSHF-se dhe shume  i kenaqur me rikthimin atje, shprehen cudi se si ai nuk po dallonte qe dora e majte e mbrojtesit  te Kamzes ishte e ngritur larte ne nivelin e shpatullave, ku ngeli edhe pasi topi u prek me dore?!

Z. Jemini la te kuptohet se ajo qe i ndodhi Kuksit, nuk eshte ndonje gje e madhe.

E cuditeshme llogjika e tij.  Futbolli luhet per nje gol dhe kur nje vendim arbitrar ne te njejten ndeshje te mohon dy te tille, nuk na qenka gje e madhe?!

Ne keto foto duket shume qarte si para goditjes se topit edhe pas kontaktit, dora e mbojtesit eshte ne nivelin e shpatullave dhe e hapur.

Po keshtu duket shume qarte nderhyrja e gabuar e mbrojtesit vlonjat ndaj sulmuesit korcar i cili po avancon me top ne drejtim te portes eshte e denueshme.

Duke spjeguar shkeljen e gabuar te mbrojtesit vlonjat ndaj sulmuesit korcar te minutes se dhjete, i ndodhur perballe presionit ne studio, z. Jemini vazhdon edhe me tej monologun e tij jo profesional dhe si pa gje te keqe thote: ” Tani element ka  se cdo faull qe ndodh ne zone ka element.”   Sic shihet  z. Jemini  pranon se ka faull sepse ka edhe elementet, por perballe ketyre dy faktoreve percaktues per te ndeshkuar nje shkelje, vetem z. Jemini e di se kujt llogjike i referohet, per tu mbushur mendjen sportedashesve se nuk kemi te bejme me nje 11 metersh?!

Te ftuarit ne studio, nuk munden t’i pranonin versionet e tij, te cilat nuk binden dote as edhe dy zonjushet qe presupozohet se jane me pake te angazhuara me futbollin e aqe me pak me rregullat e tij, por sidoqofte ishin shume me objektive se z. Jemini.

Dukurite e moviolisteve  te ksaj jave nuk ishin te reja, por ngjarjet ne studio e evidentuan edhe njehere tjeter, se drejtuesit e  emisioneve sportive duhet tu japin mesazhe te qarta paleve te interesusara qe edhe ata ta dijne perfundimisht nese moviola eshte si pjese interesi e aparatit te FSHF-se, per te manipuluar te vertetat e gabimeve te arbitrave ne ndeshje, apo eshte pjese e transparences ne programet e ketyre studiove.

Ne se pranojne kete te fundit dhe sinojne qe sportedashesve dhe paleve te interesuara t’u paraqesin vetem te verteten profesionale, me patjeter duhet qe ne pozicionet e moviolisteve  te vendosin persona jo ne konflikt interesi me FSHF-ne, ose mos t’a zhvillojne ate fare.                                                                                              Sportedashesit, futbollistet dhe drejtuesit jane te interesur te njohin realitetin dhe jo dikush te tallet me ndjenjat e tyre.

Thjesht kerkojne me shume trnsparence dhe respekt.   Drejtuesit e ketyre emisioneve i kane te gjitha mundesite te plotesojne kete kerkes ligjitime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje