Shqipëria është një vend i vogël, por si për çudi, në raportin e UEFA-s tregohet se rezulton ai ku ka një fluks të pazakontë në përmasa botërore në një prej kompanive më të njohura të basteve që vepron në Azi, “SBObet”.
Kjo e fundit është përfshirë shpesh në raportet e ndeshjeve të dyshuara në vende të ndryshme të botës dhe në raportin e fundit të UEFA-s zbulohet se vendi ynë është i vetmi europian mes 10 të parëve që klikojnë faqen e internetit të kësaj kompanie. SIkur të mos mjaftonte kjo, epiqendra e klikimeve është pikërisht qyteti i Korçës.
PJESË NGA RAPORTI
Manipulim klikues