Kategoria Superiore/ Skënderbeu përmbys Kamzës. Laçi barazon me Luftëtarin

18 Shkurt 2018, 15:50Sport TEMA

Skënderbeu ka lënë për një moment pas krahëve momentin e keq pas dosjes së UEFA-s duke triumfuar në transfertë përballë skuadrës së Kamzës me rezultatin 1-2.

Një përmbysje e korçarëve të cilët u gjendën në disavatazh, por që në fund morën tre piëk të rëndësishme.

Heroi i korçarëve në këtë takim ishte mesfushori Emiljano Vila i cili u aktivizuar në pjesën e dytë duke arritur që të shënonte dhe dy golat e takimit.

Ndërkohë, që për Kamzën autori i golit ishte Realdo Fili që shënoi një gol spektakolar nga distanca.

Me këtë fitore Skënderbeu, kryeson kampionatin me 46 pikë të grumbulluara, ndërsa Kamza renditet në vendin e pestë me 29 pikë.

Në duelin tjetër të luajtur në orën 14:00 mes Laçit dhe Luftëtarit nuk pati fitues.

Të dyja ekipet ndanë nga një pikë pas rezultatit final 2-2.

Gjirokastritët ishin më pranë fitores pasi shënuan dy gola me anë të Shkurtaj dhe Rocës, por që nuk arritën dot ta ruanin këtë epërsi pasi kurbiasnit barazuan gjithçka me Shtubinën dhe Nikën. (TemA)

1 komente në “Kategoria Superiore/ Skënderbeu përmbys Kamzës. Laçi barazon me Luftëtarin”

  1. calator says:

    TemA Online, thanks for the article post.Really thank you! Great.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje