Çështja “Skënderbeu” është më e përfoluara këtë javë në ambientin sportiv pas skandalit të trukimeve që Inspektorët e UEFA-s kanë zbuluar për ekipin shqiptar i cili dyshohet se ka manipuluar mbi 50 ndeshje në Europë dhe Shqipëri.
Ajo që është më skandalozja në këtë dosje është fakti se për të ndikuar në trukimin e ndeshjeve kanë qenë protagonist dhe vetë financuesit e klubit korçar, ku në raport përmenden emrat e ish Ministrit të Financave, Ridvan Bode, ish presidentit Agim Zeqo, dhe presidenti aktual Ardjan Takaj.
Fakti është se ky skandal është tentuar të mbahej i fshehur nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kjo lidhet me miqësinë që presidenti Armando Duka ka me këta financues të Skënderbeut që janë në dosjen e UEFA-s si trukues ndeshjes.
UEFA nuk e ka përmendur në dosje rolin e Dukës në këto afera, edhe pse ky i fundit është një nga përgjegjësit kryesor që ekipet shqiptare manipulojnë ndeshje dhe në rastin e Skënderbeut Duka është në dijeni të plotë për të gjitha këto ndeshje të shituara.
Kjo pasi Armand Duka është sponsor i korçarëve duke qenë se është një nga aksionerët kryesor të kompanisë “Ama Caffe” që është edhe sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut dhe që është i vendosur në fanellat e kësaj skuadre.
Në dokumentat zyrtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit të kompanisë “New Century”, që zotëron “Ama Caffe”, presidenti FSHF-së Armand Duka ka 25% aksione dhe 25 % të tjera i ka vëllai i tij Agron Duka .
Aksioneri tjetër që i ka dal emri si trukues ndeshjes është ai i ish presidentit të Skënderbeut Agim Zeqo, që zotëron 50% të aksioneve në këtë kompani. Ky është padyshim një konflikt i pastër interesi që një president Federate është gjithashtu dhe një aksioner i një tjetër skuadre futbolli duke e bërë garën të pandershme.
Pavarsisht se UEFA nuk e ka përmendur kreun e FSHF-së në këto afera korruptive, tani nuk duhet që të mbyllë sytë përpara këtyre fakteve që Armando Duka është sponsor i klubit të Skënderbeut që është në listën e zezë të trukimeve.
UEFA duhet ta ketë të qartë se këto ndeshje që ky klub ka trukuar, janë bërë në dijenin e plotë dhe të presidentit të FSHF-së që ka marrë pjesën e vet në ato para të pista që financuesit e këtij klubi kanë fituar.
Nuk duhet që të mbyllin sytë dhe të mbrojnë një president Federate vetëm e vetëm se ka disa miq që e mbrojnë në atë institucion.
UEFA duhet të di që këto trukime nuk janë bërë pa dijeninë e Federatës Shqiptare të Futbollit pasi e kanë marrë bekimin e këtij institucioni dhe vetë kreut të saj! (TemA)
O Mero, kontrollo ca shkruajn gazetaret e tu ne gazete se do perfundosh gjyqeve e do e besh Duken edhe me te pasur sesa eshte. Ne nje carcaf artikull ke bere vetem aludime, hamendesime pa paraqitur asnje fakt konkret qe te akuzoje Duken per paligjshmeri. Ato qe ju vete i perhapni si thashetheme me vone na i risillni si fakte dhe i beni te mireqena. Pyetja themelore qe duhet ti jepni pergjigje eshte: A eshte shkelje ligjore fakti qe presidenti i federates te jete edhe aksioner ne minorance ne nje ekip futbolli? Nqs eshte shkelje e rregullores se UEFA ath Duka te ndeshkohet sipas rregullit, nqs nuk konsuderohet shkelje ath mos beni ham ham kot. Cilin nen dhe ligj ka shkelur Duka? Kete na thoni o gazetaret shkolle-shume te Meros..
Hajde degjoni o milet se deri ku arrin maskarralleku i gazetes tema .
po nxirre koken or gazetar se nuk te gjen gje ta dime se deri tek ty arrin ky maskarallek qe gjurmon kapitalet apo dikush tjeter me maskara te meson. Po a e dini se po te ishit ne tjeter vend do perfundonit ne burg per nxjerrje ne shesh te perqindjeve te aksionereve ne nje kompani prestigjiose si kjo. Ato vertet jane depozituar ne ministri por nuk jane per gazete . ajde idiote ajde. turp per ju e turp per ne qe jemi larg dhe e paraqitim vehten per shqiptare. do tu marrin me yyaa edhe ata pak qe kane mbetur ne Shqiperi.
PO MIRE MER AUTOR I SHKRIMIT, PSE NUK I BEN NJE PADI PENALE KETIJ Dukes SEPSE CDO QYTETAR KA TE DREJTE DHE PASTAJ TA NDJEKIN AUTORITETET E PROKURORISE. OSE ME MIRE TEMA TE NGREJE NJE PADI OSE NJE LETER TE HAPUR OSE NJE “”PETICION”” KU TE KERKOHEN FIRMAT E SHQIPTAREVE QE TA ZHDUKIN KETE KANCERIN Duken, SEPSE ME ARTIKUJ AI DO VAZHDOJE DHE 16 VJET TE TJERA PA PROBLEM. NE GJITHE BOTEN HAPEN PETICIONE QE PUBLIKU TE VENDOSE PER PROBLEME MADHORE QE SISTEMI NUK I KURON DOT????
11 ndeshje i di une qe jane trukuar. Kampionati i vitit 2010-2011 ishte me 12 skuadra e me tre faza. Ne fund te fazes se dyte qe nuk e kishin marre akoma keta “ustallare” te mafies ishte e para fundit plot 12 pike pas vendit te trete nga fundi. Ne fazen e trete i fitoi te gjitha dhe doli e treta nga fundi duke shpetuar. Pastaj vershuan titujt. Po ate vjedhjen e titullit qe i mori “Flamurtarit”? Po ate qe akoma nuk ia ka dhene mafia “Partizanit” qe na perfaqesoi ne Europe ne Campions. As keto nuk dini juve? Sikur vini nga Bangladeshi.