Kategoria Superiore/ Flamurtari bën detyrën kundër Lushnjes

18 Shkurt 2018, 18:57Sport TEMA

Flamurtari ka bërë detyrën në sfidën e javës së 20-të të Kategorisë Superiore duke mposhtur në fushën e saj ekipin e vendit të fundit Lushnjen.

Bregdetarët morën një tre pikësh të rëndësishëm pas fitores së pastër 2-0, në një sfidë të cilën e dominuan përgjatë gjithë 90-minutave.

Kuqezinjtë krijuan një volum të madh loje dhe rastet për shënim ishin të mëdha, por që nuk arritën që ti shfrytëzonin në mënyrën e duhur.

Dhe Lushnja pati rastet e saj megjithatë portieri i Flamurtarit Silnjanovski u tregua i sakt.

Autorët e golave për vlonjatët ishin mbrojtësi Ditmar Bicaj dhe sulmuesi Brazilian Danilo Alvesh.

Pas kësaj fitoreje Flamurtari klasifikohet në vendin e dytë në tabelën e renditijes me 35 pikë të grumbulluara, ndërsa ekipi i Lushnjes mban vendin e fundit me 10 pikë dhe tashmë rënia në një kategori më poshtë sa vjen e bëhet një fakt i kryer.

Java e 20-të e Superligës mbyllet nesër më dy ndeshjet e fundit Vllaznia-Teuta dhe Partizani-Kukësi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje