46 vjeçari ishte dënuar për trafik droge, Policia i sekuestron 2 milion euro pasuri

20 Shkurt 2018, 13:20Kronika TEMA

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor ka ekuestruar rreth 2 milion euro pasuri pasi dyshohet se janë të fituara nga aktivitet kriminal.

Kjo pasuri i përket shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar:

25 000 m2 tokë arë;

10 100 m2 pemëtore;

9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;

22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, kryer nga shtetasi T.S.. Në total ato llogariten rreth 2 milion euro. (TemA)

1 komente në “46 vjeçari ishte dënuar për trafik droge, Policia i sekuestron 2 milion euro pasuri”

  1. PA EMER says:

    I harruat “peshqit” e medhenj dhe po mereni me “cironkat”?!..Keta te kapur jane , mos na beni per debila ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje