Gjykata ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për ish kreun e ARRSH, Dashamir Xhika, zv/drejtorin Andi Toma.
Ata akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’ me tenderin e aksit rrugor Elbasan-Gjinar.
Ndërkohë dhe Rexhep Tarba (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit) gjithashtu u la në arrest me burg.
Ndërsa Agron Hysa, Kujtim Hysa: “detyrim paraqitje”, Rezarta Bokçiu: “detyrim paraqitje”.
Avokati i Andi Tomës kërkoi pavlefshmërinë e vendimit të gjykatës së Elbasanit, pasi sipas tij është i paarsyetuar.
“Prokurori i ka mbledhur provat në mënyrë manipulative. Klienti akuzohet për 5 miliard leke abuzim, por kjo nuk është e vërtetë dhe është gënjeshtër. Prokurorja duhet të vërtetojë nëse I ka shkaktuar dëm dhe çfarë dëmi”- tha ai. (TemA)
kjo eshte maja e ajzbergut, germoni me shume
Nuk mund te gjykohet nje njeri dy here per te njejten veper penale.
Pra ANDI Toma dhe Lulezim Basha jane te pafajshem.
http://www.qbz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Vendim%20Nr%20341%20Dat%C3%AB%2027-02-2008.htm
te “shkretet” keta sa kane vjedhur…nuk kane vend ku t’i fshehin. te burg qente dhe gjithcka t’u sekuestrohet maskarenjve se na pine gjakun.