Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet gjatë orëve të natës, duke kryer inspektime në rrugët e kryeqytetit me Drager e Radar.
Ky aksion, sipas policisë bëhet jo për të gjurmuar për të kapur ndonjë drejtues mjeti në shkelje por për të parandaluar aksidentet rrugore, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Në rrugën e Kavajës në qendër shumë të banuar ku shpejtësia e lejueshme është 40 km/orë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi O.K. 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz të tij me shpejtësi 114 km/orë.
Drejtuesit të mjetit ju tërhoq leja e drejtimit për të dalë në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.
Kjo shpejtësi është rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Qarkulloni sipas normave te lejuara se jeta nuk riparohet ne rast se e vret. (TemA)
Dilni njehere tek Ministria e Jashtme,megjithse ka tabele kujdes kembesorin ,ku semafori here punon here spunon, nuk do me dite njeri.
Katunari qelbur ben ashtu ai se ska shtet prandaj turp njeri i trashe i duket vetja siku ka avion. Nga gomari ka hyp ne makin katunar i qelbur
I duhet marre makina dhe ti jepet nje gomar dhe te jete i detyruar te udhetoje me gomarin tre vjet.