DETAJET: Përplasen dy grupe me armë në Tiranë, pas sherrit ngelin dy të plagosur

16 Shkurt 2018, 13:00Kronika TEMA

Një ngjarje e minutave të fundit ka tronditur kryeqytetin
Mësohet se në zonën e Selitës në Tiranë janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

“TemA” mëson se dy grupe janë përplasur mes tyre tek stacioni i fundit i ‘Tiranës së Re’.

 

Bëhet me dije se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, dëshmitarët okularë kanë treguar se kanë parë dy persona të merren me ambulance dhe thonë se dy grupe janë zënë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët për të “zgjidhur” në mënyrat e tyre mosmarrëveshjet.

Në vendngjarje kanë shkuar mjaft forca policie të cilët janë duke grumbulluar provat e nevojshme.

Krahas grupit hetimor, po kërkohen edhe personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.  (TemA)

Në përditësim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje