Xhafaj: Trafikantët janë tulatur, disa po largohen jashtë vendit. Klemend Balili do të kapet...!

15 Shkurt 2018, 23:14Kronika TEMA

Ministri Xhafaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se janë identifikuar deri më tani 6 grupe kriminale në Tiranë, 5 grupe kriminale në Vlorë, si dhe disa grupe kriminale në Fier, Durrës, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Kukës dhe Berat.

Jam optimist për dy a tre goditje të forta do të bëhen shumë shpejt.

Një pjesë e grupeve kriminale janë tulatur edhe një pjesë e tyre kanë lëvizur edhe jashtë shtetit. Ne jemi në vëzhgim të tyre. Në Francë do të shkojnë 4 pjesëtarë nga Shqipëria për hetim.

Pra ne po shtrihemi edhe në shtetet e tjera.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar sot në “Opinion” në “Tv Klan” ka deklaruar se Kelment Balili është një prej atyre grupeve kriminale që do të arrestohet. E ndërsa për ekstradimin e Seitajt Xhafaj tha se nuk ëhstë shkelur asnjë ligj.

“Klement Balili mbetet për tu parë nëse është në Shqipëri ende. Ai është një prej atyre grupeve kriminale që ka akuza konkrete për të. Ai do të kapet. Për Habilajt po vazhdojnë në bashkëpunim me palën italiane.

Nuk është shkelur ligji, ka një kërkesë nga prokurori I përgjithshëm, dhe na është kërkuar ne ta ndalojmë për llogari të shtetit fqinj. Ne nuk kemi pasur njoftim zyrtar nga Prokuroria për hetimin e tij këtu.

Nuk di që dei më tani të ketë lidhje me çështjen Habilaj dhe atë që ka këtu në Shqipëri” tha Xhafaj.

4 komente në “Xhafaj: Trafikantët janë tulatur, disa po largohen jashtë vendit. Klemend Balili do të kapet…!”

  1. undefined sunitus says:

    hahhahahhahahha, mire qe ikin vete…se po te ishte per kamunistin e Enverit…sdo kapeshin kurre…jane tulatur shoket e Tahirit e RAMES?

    kena shtet? no comment

  2. Sit back and relaks says:

    Ik o Fate rrasi naj sy gjume se te ra bretku tu i gjemu kriminelave mrapa. I madh Fatja, kriminelat po ikin thote, po ju cbeni, ju jepni doren kur ikin apo ju mbani valixhet? Trap zalli.

  3. Sit back and relaks says:

    Ik o Fate rrasi naj sy gjume se te ra bretku tu i gjemu kriminelave mrapa. I madh Fatja, kriminelat po ikin thote, po ju cbeni, ju jepni doren kur ikin apo ju mbani valixhet? Trap zalli..

  4. Albani says:

    Treguat qe vetem mune I hengret Balilit,dhe qe ai ju komandon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje