Dosja e FBI për krimin kibernetik, Gjykata e Fierit vendos për ekstradimin e Aldo Ymerajt në SHBA

15 Shkurt 2018, 13:09Kronika TEMA

Gjykata e Fierit ka vendosur dot masën e sigurisë arrest me burg me efekt ekstradimin në SHBA për Aldo Ymerajn, i akuzuar për krime kibernetike.

25 vjeçari Aldo Ymeraj u arrestua mbrëmjen e 12 shkurtit për llogari të autoriteteve amerikane në kuadër të një operacioni ndërkombëtar, ku u arretuan edhe 36 persona të tjerë në disa shtete.

Grupi i hakerave “Infraud” ku bënte pjese dhe shqiptari nga Fieri ishte themeluar nga një ukrainas e një rus prej rreth 7 vitesh, dhe sipas dosjes së FBI-së, dyshohet të ketë shkaktuar një dëm prej 530 milionë dollarësh, duke shitur të dhënat e 4.3 milionë kartave të kreditit, debitit e llogarive bankare.

Ndërsa vetë Aldo Ymeraj, që pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, sipas autoriteteve amerikane rezulton të ketë përfituar 675 mijë dollarë.

Autoritetet amerikane thanë se pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit nuk ishin takuar kurrë mes tyre ndërsa e njihnin njëri tjetrin me nofkat në internet.(TemA)

1 komente në “Dosja e FBI për krimin kibernetik, Gjykata e Fierit vendos për ekstradimin e Aldo Ymerajt në SHBA”

  1. Genti S says:

    filloje pune direkt ne CIA ky!

    Ku i fal amerika keto talente kaq kollaj!

    Bravo djali e kalove intervisten e punes!

    suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje