Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Apelit ka kërkuar më shumë bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit.
Gjatë takmimit kreu i organit të akuzës gjithasthu ka kërkuar nga prokurorët që të përshpejtohen hetimet në çështjet e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë Marku i garantoi prokurorët e Krimeve të Rënda se pavarësia e tyre do të mbetet e pacënuar.
“Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda.
Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë”- tha Marku.
Fjala e plotë
“Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë.
Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda.
Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë.
Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale.
Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë.” (TemA)
Shume Lloqe edhe kjo. Zero arrestime.
A ka njeri ti thote kesaj, qe njerezit e atyre qe vrau Saliu me te birin, presin drejtesi?!
Apo edhe kjo ka mentalitet klani dhe kulture nenshtrimi ndaj baraktarit?!
hahahhahahahahhahahaha, po ban pune shume te mire deri tani LLALLA2, me ndihmen e LU Lu -Arvziut dhe Kapterit timonier ,a e garantu pamvaresia e gjyqsorit, prokurorise dhe drejtesise ne ven.