Xhaçka në Ministerialin e NATO-s, takon Stoltenberg: Buxheti për Forcat e Armatosura, 2% e GDP deri në 2024...

14 Shkurt 2018, 14:12Kronika TEMA
Xhaçka në Ministerialin e NATO-s, takon Stoltenberg: Buxheti

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka merr pjesë në ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes, të vendeve anëtare të NATO.

Në ditën e parë të Ministerialit, Ministrja Xhaçka është pritur në takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

Informova Stoltenberg mbi angazhimin tonë për të përcaktuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024.

Temë e diskutimit me Stoltenberg ishin edhe misionet paqeruajtëse si edhe emergjencat civile”, deklaroi Xhaçka.

Stoltenberg shprehur vlerësim maksimal përfaqësimit të Shqipërisë në misionet e NATO.

“Vlerësim maksimal përfaqësimit të Shqipërisë në misionet e NATO. Përkushtimi dhe profesionalizimi i ushtarakëve shqiptarë, vlerë e madhe”, tha kreu i NATO-s.

Ministeriali i Brukselit i paraprin përgatitjeve për Samitin e krerëve të shteteve në Korrik në Bruksel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje