Xhafaj, vlerësime policisë dhe paralajmërimi pas vizitës blic në portin e Durrësit: Goditi grupet kriminale gjatë 2017, do ketë arrestime...

13 Shkurt 2018, 21:19Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zhvilluar sot një vizitë blic në Portin e Durrësit.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët ministri Xhafaj dha mesazhin e intensifikimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë midis policisë, prokurorisë dhe SHISH për arrestimin e grupeve kriminale që operojnë në Durrës.

Xhafaj tha se ka grupe kriminale që operojnë në këtë qark dhe shumë shpejt do të shihni rezultate për arrestimin e tyre.

Një vëmendje e veçantë-theksoi Xhafaj- po i kushtohet kufirit, për bllokimin e trafikut të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Ai tha se po punohet ngushtësisht midis prokurorisë dhe SHISH në këtë drejtim, pavarësisht se trafikantët po kërkojnë rrugë të reja për trafikun e drogës.

Pyetjes së gazetareve lidhur me numrin e grupeve kriminale që operojnë në Durrës, Xhafaj tha se nuk mund të tregojë numrin, pro rezultatin shumë shpejt.

Ndërkohë, në lidhje me ankesat që kanë bizneset në Durrës me radhë të gjatë të kamionëve Xhafaj tha se bllokimi i lëndëve narkotike ka bërë që të ushtrohen kontrolle të imtësishme, ndaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Durrësit, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Xhafaj vlerësoi policinë e Durrësit se ka goditur disa grupe kriminale në këtë qytet gjatë vitit 2017. Ai paralajmëroi se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” do ketë rezultate edhe më efikase në luftën ndaj krimit në qytetin bregdetar.

“Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qyegtt. por sërish mbetet për t;u bërë.

Dhe në kuadër të “Forcës së Ligjit” do kemi rezultate tyë tjera në këtë qytet”, u shpreh Xhafaj.

1 komente në “Xhafaj, vlerësime policisë dhe paralajmërimi pas vizitës blic në portin e Durrësit: Goditi grupet kriminale gjatë 2017, do ketë arrestime…”

  1. Agimqimi says:

    hahhahahhahahahhahahahah, jeni t’papare o klyshat e komunizmit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje