Spartak Ngjela: Dorëheqja e Adriatik Llallës nga vetingu e pavlerë, i ka zhytur duart në korrupsion. Kur duhej të largohej, shkonte pas aferave

13 Shkurt 2018, 18:32Kronika TEMA

Spartak Ngjela ka komentuar dorëheqjen e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nga e drejta për të qenë gjyqtar, nga frika e vetingut.

Ai e kishte të drejtë ligjore që të dorëhiqej. Por ka rënë brenda sepse nuk u dorëhoq kur ishte prokuror i Përgjithshëm.

 Ligji e kërkonte kur ishte prokuror i Përgjithshëm, i mbaroi afati tani. Çfarë dorëheqje ka dhënë ky?

Ky nuk është ngarkuar në asnjë vend. Dhe ka thënë heq dorë nga e drejta ime për të qenë anëtar i Gjykatës së Apelit. Kush e ka emëruar?

Nuk është emëruar akoma.

Ina Rama ashtu e kishte bërë, duhet të jesh i emëruar, duhet të jesh anëtar që të japësh dorëheqjen.

Nuk jepet dorëheqja nga e drejta, jepet dorëheqja nga posti. Ai nuk ka post”, thotë Ngjela.

Ngjela thotë se Llalla nuk mund të dorëhiqej kur ishte kryeprokuror, sepse e kishte mendjen tek korrupsioni.

Kur ishte koha për t’u dorëhequr, ai donte të shkonte mbrapa korrupsionit.

Edhe tani do t’i qëndrojë asaj.

Por çfarë rëndësie ka për këtë, ai ka në çdo pëllëmbë korrupsion.

Ai ka shkatërruar të gjithë shtetin shqiptar.

Nuk ka rëndësi fare hyrja në fuqi e ligjit të vetingut sepse ajo është për ata që janë akoma në post, që momentalisht e kanë një detyrë.

Ndërsa këtu po flitet për një person që nuk ka emërim, ka dhënë dorëheqjen.

Çfarë dorëheqje ka dhënë? Është gjyqtar, është prokuror? Çfarë është ai në rastin konkret? Asgjë!

Ai po thotë jap dorëheqjen nga e drejta”, nënvizoi Spartak Ngjela.

12 komente në “Spartak Ngjela: Dorëheqja e Adriatik Llallës nga vetingu e pavlerë, i ka zhytur duart në korrupsion. Kur duhej të largohej, shkonte pas aferave”

  1. janulla says:

    …mir qe kali ngordhi por nuk e lene dhe mizat rehat…hamm,hammmmmm,hammmmmmmmmmmm,ngjela.Megjithate tfgs mamin e ka te bukur.

    1. Gazetar BE says:

      Spartaku nuk e kupton se Adriatik Llalla sakrifikoi Prokurorine per te shkuar ne Siri edhe pse atje lufta e madhe ka kohe qe ka mbaruar.
      Gjithashtu, per te ardhur keq qe Spartaku ky atdhetar i madh nuk na shpjegon dot marreveshjen e shitjes se detit me nafte Grekut nga Ramuti dhe militantet e tij shqipfoles.
      Per te ardhurt keq qe Shqiptaret akoma nuk mbushin dhe kerkojne clirimin e Shqiperise nga banditat dhe horrate PS dhe PD me luften kunder krimbave dhe sardeleve.
      Kur do ta kuptoni o te mjere , se nuk ka liri te vertete nen horrat ED,ILIR,SALI,LULUetj.

      1. I.Hoti says:

        Ty te kane rrjellur trute! Ti kush je ? aje shtetas shqiptare(qofte edhe sllavogrek..nuk ka rendesi) per cilen alternative voton? a i bindesh demokracise …apo ekstremizmit polifetar si atij islamiko-grek?????

  2. Nunu says:

    . VETINGU, LLALLE !!!
    S’SHPËTON DOT,!
    DORRËZO PLAÇKËN E VJEDHUR,!
    TA KA THËNEË E STËRTHËNË AVOKATI!!????

  3. h says:

    Vettingu eshte per ata qe kane role ne drejtesi,
    per kete personin ne fjale duhet te veproje LIGJI.

  4. Viro says:

    Avokat, ti flet shume po jo si jurist. Llalla I ka pasur ato dosjet qe po celen dhe Ligji e kerkon te bente ate qe po ben kryeprokurorja e tanishme. Pra nuk ka kryer detyren e ngarkuar me ligj. A mund te ngrihet akuze kunder tij per shmangie nga detyra me pasojat perkatse? Kete na thuaj dhe nese po pse nuk shkon te ngresh akuzen. Mos na fol si I rendomt se me llogje jemi ngopur.

  5. Izeti says:

    O Ngjele mire ke ,po si shume bezdi e ke ti permendesh « ustallaret ,»-qe e mbronin kete Dhallen e thartuar,,,,,,,,sic duket do kesh gelltitur no nje luge corbe te prishur,ose nuk ta mban « pianoja » Dhe luften e me Edi Ramen qe nuk te dha no nje post,,,,,,,,,,,,,,,dhe me Saliun qe te « ngriu » ,,,,,-Ke qene nje cike me trim me perpara,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,kthjellohu or ti,,,,,

  6. luli says:

    Cubi Sali kur zbriti nga malet dhe krijoi ceten e tij bashke me Like floririn nga malet e jugut.Pasi gjeten bari Llallen e vendosen ne prokurori dhe filluan ta mjelin vendin mbi toke e nen te.Edhe Llalla si i pagdhendur qe ishte mbushi xhepat dhe tani nuk gjen dot vrime miu te futet.Te gjithe hajdutet jane ne hall te madh sot.I pate me ze e figure si cirreshin ne parlament ne kohen qe zgjidhej prokuroria e re.

  7. Happy says:

    Bastardi mbas kermes berrish. ..llalla

  8. Kombi says:

    JEP DORHEQJE NGA WETINGU, DONTE TE THONTE LLALLA PA GJIMNAZ . TE DREJTE KA AVOKATI , AI NUK GEZON ASNJE DETYRE . CFARE GALLATE KA NE KETE PALO SHTET . BERI CFARE DESHI DHD TANI THOTE ; MOS U MERRNI ME MUA , NUK DUA TE JEM NE POSTE TE DREJTESISE .
    KA NGELUR DREJTESIA PER KETA ZARBO .
    PA LAGUR NUK DUHET TE DALI LLALLA .

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me sa duket “peshku i madh” kerkon te dale nga rrjeta !
    Goxha i madh,nga ata qe grisin rrjeten !

  10. Ilir says:

    Mendoja se Llalla do te dilte me ndonje deklarate dhe dokument vertetues per deftesen e Matures se Shkolles se Mesme, duke deklaruar se kur dhe me cilet shoke dhe shoqe ka qene ne shkolle te mesme per 4 vjet; por ky e thellon skandalin duke dhene doreheqjen nga hic-i, pra nga funksioni i ???? . Ngjela ka shume te drejte ne arsyetimin e Tij, por kuptohet qe godet personin ish-prokuror i pergjithshem per 5 vjet rresht, o pika qe s’na bie kur vazhdojme t’i bejme sehir ketyre monstrave.
    Eshte e kuptueshme edhe nga me i pashkolluari, se Llalla kerkon te jape “doreheqjen” nga Vetingu, pra ai kerkon t’i shmanget kontrollit te detyrueshem per gjithe kohen qe ai ka qene ne funksione si jurist, deri prokuror i pergjithshem.
    Jo, nuk duhen pranuar kurresesi qe juristet e te gjithe niveleve qofshin, t’i shmangen filtrit te Vetingut. Nuk duhet te ndodhe ajo qe Alibeaj dhe koleget e vet te baltosur deri ne gryke, kerkuan sot ta bejne te ligjeruar shmangjen e vetingut per juristet, gjykatesit, prokuroret dhe avokatet ne rastet kur ata e deshirojne kete : – “duke dhene doreheqjen (!)” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje