Rihapen pesë dosje në Elbasan, të mbyllura nga “njeriu” i Llallës: Mes tyre, dosja e nipave të Adriatik Llallës

14 Shkurt 2018, 10:48Kronika TEMA

Në vijueshmërinë e analizimit të vendimarjes për një sërë çështje hetimore që ka pasur Prokuroria e Elbasanit, është konstatuar se disa prej dosjeve penale janë mbyllur pa argument mbështetës ligjor.

Bëhet fjalë për pesë proçedime penale, ku mes të cilave njëra prej tyre ka të bëjë me nipat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilët, siç mëson “Shqiptarja.com”, kanë qënë në hetim për “Fshehje të ardhurash” dhe “Mashtrime me TVSH”.

Nipat e ish-drejtuesit të akuzës qëndrore mësohet se zotërojnë një kompani që kryen aktivitetin e saj në nënshkrimin e kontratave factoring dhe se biznesi i tyre ishte vënë në hetim nga Drejtoria e Tatimeve dhe Prokuroria e Elbasanit për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrime me TVSH”.

Ky procedim dhe katër dosje të tjera janë pushuar, por tashmë mësohet se vëmëndja e prokurorëve është rikthyer sërisht në këto dosje.

“Shqiptarja.com” mëson se katër nga këto dosje, përfshirë dhe çështjen e kompanisë së nipave të ish-kryeprokurorit Llalla, i ka në hetim prokurorja Amanda Xhaferi.

Këto procedime penale ju hoqën kësaj prokurore nga ish-drejtuesi i prokurorisë së rrethit Dritan Gina, duke mos u hetuar më pas.

Mirëpo pas largimit të Ginës nga drejtimi i akuzës, këto dosje i janë rikthyer sërisht prokurorës Xhaferi, e cila tashmë është duke vijuar hetimet, përfshitë këtu dhe nipat e Adriatik Llallës.

8 komente në “Rihapen pesë dosje në Elbasan, të mbyllura nga “njeriu” i Llallës: Mes tyre, dosja e nipave të Adriatik Llallës”

  1. Tr says:

    PO HAPEN DOSJET , THIRREN NE PROKURORI ,PESHQIT , POR ASGJE ME SHUME .

  2. vlora.vlora says:

    thjesht shiko kete fytyr bythe dhe te vjen per te vjelle

  3. fiqo says:

    Mos u cuditni o njerez…..kjo fytyre idioti ka per t’ja “hedhur” drejtesise……..ka per te vdekur idiot, por i pasur dhe nuk do i hyj gjemb ne kembe……fatkeqesi e madhe, por kjo eshte………

  4. Gjoni.Shkoder. says:

    Po te jete e vertete une i them bravo Lulo.
    Opozita duhet te jete pro interesit te qytetarve dhe kunder keqqeverisjes.

  5. taraboshi says:

    Prandaj bertitshin Luli dhe te gjithe te P .D se dhe akuzoshin qeverine per çdo gje qe ndodhte ne Elbasan e ne fakt thuani edhe Sales x qe nuk e ka dite qe koka e krimit paska qene kryeprokurori Llalla ne Elbasan per te mbyllur bemat e njerezve te Llalles akuzonin Ramen siç e kane zakon tash 27 vjete qe akuxojne tjeret per vjedhjet shkatrrimet krimet .

  6. Shqiponja says:

    Nuk duhen shume fjale per kete ndyresire dhe personifikimi i njeriut te poshter : Adriatik Llalla kanceri i Shqiperise …….Sigurisht qe nuk jam fans i sistemit te kaluar , por kur shikon kete monster te vjen vetvetiu nostalgjia per Enver Hoxhen , te ishte gjalle dhe ta fuste te gjalle ne dhe kete mbeturine ……….qe i ka bere ketij vendi dhe ketij populli dem te pallogaritur ………..

  7. DETAR BREGU says:

    VLORA.VLORA !
    TAMAM SI NJE BALDOSE E BALSAMOSUR !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje