Arta Marku "shkund" Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i pranishëm edhe prokurori shqiptaro-amerikan

14 Shkurt 2018, 13:55Kronika TEMA

Pas analizës në disa prokurori të rretheve, sot kryeprokurorja Arta Marku ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kreu i organit të akuzës shoqërohet në këtë analizë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, përfaqësuesi i ambasadës amerikane, prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë disa dosje voluminoze për korrupsion dhe krimin e organizuar, të të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”.

Në këto dy javë, Arta Marku ka trokitur në dyert e disa prokurorive të rretheve dhe pas kësaj analize, ka pasur operacione masive nga prokuroria dhe policia si në Elbasan, Vlorë apo dhe Durrës.

Mbetet për t’u parë nëse do ketë “shkundje” të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas kësaj vizite të Arta Markut e shoqëruar edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

4 komente në “Arta Marku “shkund” Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i pranishëm edhe prokurori shqiptaro-amerikan”

  1. Zjarri says:

    Zjarrin prokuroreve qe kane zvarritur dosjet kriminale te L.Bashes, F.Mediut etj.
    Keta te shkojne ne gjyq te paret.

  2. Tr says:

    ASGJE NUK NDODH ,

  3. I erdhi fundi, iu mblodh laku Like Floririt dhe Sali Ram Berishes.

  4. taraboshi says:

    O Zjarri ke harru dy te paret Berishen e Ilir floririn qe jane prisat e pare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje