Nuk ju bind urdhrit të Arta Markut, nisin hetimet për prokurorin Dritan Gina

14 Shkurt 2018, 14:29Kronika TEMA

Për ish drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina do të zhvillohet një hetim disiplinor, për  arsye se refuzoi urdhrin e kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Marku urdhëroi kthimin e Ginës në Prokurorinë e Tiranës duke ndërprerë vazhdimin e komandimit në Prokurorinë e Elbasanit, por Gina refuzoi të linte zyrën në Elbasan.

Hetimi disiplinor për Dritan Ginën do të përfundojë më 13 mars.

Ndërkohë një ditë pas shkarkimit nga kryeprokurorja e përgjithshme një muaj më parë ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina ka bërë kallëzim penal për të pasi pretendon se Arta Marku ka shkelur ligjin me këtë vendim. (TemA)

3 komente në “Nuk ju bind urdhrit të Arta Markut, nisin hetimet për prokurorin Dritan Gina”

  1. kasem gahinji says:

    po ky sikur e leshoi zyren,prape u rikthye.?apo u hapen dosjet e niperve dhalli dhe ky do te beje dicka.mos ka futur gje ne xhep dhe duhet te mbaje premtimin,apo pazarin e bere?

  2. Alidemsi vjeter says:

    Cfare pret pret nga nje kamikaz i Llalles ,zgjebs ne koken paqime dhe me xhel,qe ruante dosjet e korrupsionit . E thote dhe vete “prokurori” Shqiperi hesapi…..dhe ka te drejte te ankohet ky Cjap Martaneshi qe doli te sheshi..

  3. Tik llalla says:

    Ky karafili do beje mire te japi llogari per te gjitha dosjet qe mbante ne syrtar dhe te justifikoj gjithe pasurite qe ka bere me ate kukumjacken ose trularasken e tij drejtoreshe. Ketyre ju jepet nje detyre shteterore me shume pergjegjesi dhe keta kujtojne se eshte prona private e tyre dhe mund te bejne cte duan dhe perfitojne para mbi fatkeqesite e te tjereve qe jubefshin ilace tek femijet e tyre. Kane dhe kurajo ndyresorat e dalin ne tv dhe tregojne peralla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje