Ndryshime në Policinë e Shtetit, zbulohen të gjitha lëvizjet (emrat)

15 Shkurt 2018, 16:04Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur sot disa lëvizje në rradhët e policisë.

Aida Hajnaj emërohet Nëndrejtore e Policisë së Shtetit duke zëvendësuar në këtë mënyrë Rebani Jaupaj. Ky i fundit tashmë do të drejtojë Drejtorinë e Menaxhimit të të dhënave në Policinë e Shtetit.

Enkelejda Tosku emërohet Drejtoreshë e Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë. Bledar Çeliku prej 5 ditësh nuk është më Drejtor i Policisë Vendore Lezhë, por është emëruar Drejtor i Njësisë së Task Forcës.

Kastriot Skënderi emërohet Drejtori i Policisë së Tiranës.

Ndërsa Altin Qato, drejtor i Policisë Elbasan. (TemA)

1 komente në “Ndryshime në Policinë e Shtetit, zbulohen të gjitha lëvizjet (emrat)”

  1. Besim says:

    Nje zgjedhje e perktyer.Z.Kastriot Skenderaj eshte pa dyshim nje kuader i mirepregatitur dhe e meriton plotesisht kete post.I afte dhe i papergojuar,i zoti ne te gjithe detyrat qe i jane ngarkuar ne cdo post.
    Pergjegjsia e re eshte e madhe,ndaj i uroj me gjithe shpirt pune te mbare ketij kuadroje te pergatitur,ne keto sfida te kohes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje